Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Semi Tol Hebibi është ish oficer i UÇK-së, bashkëthemelues i celulave të para të UÇK-së, kontribues në përgatitjen luftarake të ushtarëve në luftën e Kosovës, Komandant Togu në Bataljonin “Agim Ramadani”, ndërsa pas formimit të njësitit special emërohet Komandant.
Në sulmin e parë që e merr UÇK-ja përsipër (Sulmi ndaj Stacionit Policor Tearcë), Semi Tol Hebibi akuzohet si planifikues dhe ushtrues bashkë me shokët e UÇK-së. I ngarkuar me detyrën e zv./komandantit të përgjithshëm në betejën e lavdishme të Kalasë së Tetovës në vitin 2001, ai merr plagë të rënda dhe prandaj shkon për mjekim në Gjermani.
Më poshtë ua sjellim letrën e hapur të Semi Tol Hebibit drejtuar aktivistëve të BDI-së:
Letër e hapur për Antarësinë e BDI’së dhe në veçanti gjeneratave të reja që sjan mirë të informuara.
Kur vjen vendimi i Zotit dhe Ai thot bëhu dhe ajo padyshim se behet.
Është për tu habit fakti se sa shum njerëz të ndershëm ende i nënshtrohen vullnetit të padrejtësisë ndaj shqiptarëve dhe në radhë të parë ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duke mbështetur fatkeqësinë ton nacionale që rjedh si llavë nga birucat e zyrave të BDI’së.
Vet fakti që pranuan të nënshkruajn Marrveshjen e Kapitulimit në Ohër duke pranuar aktakuzën e Okupatorit sllavë të Maqedonisë sonë, që ne UÇK ishim Terrorist që sulmuam shtetin dhe pranuan pikën e fajësisë në këtë rast Amnestinë për të akuzuarit e UÇK’SË si Terrorist dhe dorëzimin e armatimit është më tepër se dëshmi për aktin e kapitulimit.
Në anën tjetër luftëtarët e UÇK’SË vazhduan të përndjekën dhe tê arrestohen si terrorist për luftën që e patëm bë ne kundër okupatorit sllavë të Republikës Shqiptare të Maqedonisë, kurse ata që s’patën bë luftë dhe bile as një fishek se kishin shkrep, shkau i emëroj vite me radhë ministra, zëvendës ministra e zëvendës Kryeministra si rezulltat i zotimit të tyre që do të jenë besnik ndaj okupatorit sllavë dhe neve do të na eleminonin fizikisht apo ekonomikisht.
Të drejtat e Veçanta për Ushtarët sllavë që luftuan kundër neve UÇK’SË i bashkvotuan ne Parlament dhe Qeveri BDI, PDSH, PPD domethënë Ali Ahmeti, Arbër Xhaferi dhe Imer Imeri (Nënshkruesit e Marrëveshjës së Ohrit).
Kurse ne Luftëtarët e UÇK’SË mbetëm me plagë të hapura dhe pa përkujdesje, dikur doli propozimi nga BDI qe neve të na ndajnë një Status të veçant që e quanin RASTE SOCIALE, STATUS I TURPIT DHE I NËNÇMIMIT SI QENIE NJERËZORE.
Kurse Branitellave u ndajtën statusin e veçant të shumë privilegjeve shtetërore si: Pensione, Banesa apo shtëpi, arsimim falas për Sllavët dhe familjarêt e tyre e shumë shumë privilegje të ndryshme.
Neve UÇK’SË na mbetën plagët e hapura, përndjekja, vrasjet pas shpine, Rastet e Montuara që jan të shumta në numer dhe të njohura për ju.
Ende luftêtar të UÇK’SË së Lavdishme vuajnë burgjeve sot e 19 vite me radhë e kush ësht fajtor për këtë! Pyetni Kryetarin tuaj të nderuar Ali Ahmetin? se faj nuk ësht jetim. Apo doni ta trashigoni ju gjenerata e re e BDI’SË këtë papërgjegjësi?
Me Shpirtrat, eshtrat, Pjesët e Trupit të kujt u ngrit institucioni ku ju sot bëni karierë dhe gzoni gjithë ato të mira materiale?
A ndjeheni të turpëruar?

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top