Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Prokurorja Lejla Kadriu është heroina e ditës së sotme. Ajo ka dalë në fshatin Siniçan dhe ka larguar policinë e cila pengonte banorët të ndërtojnë ujësjellësin. “Tërhiqnu, lerni njerëzit të punojnë për shkak të urgjencës së procedurës”, u ka thënë prokurorja Kadriu policëve.
Paraprakisht banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin. Aty qëndroi edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe ka urdhëruar largimin e policisë megjithatë policët presin urdhër nga eprorët që të largohen nga vendi u ngjarjes dhe të vazhdojnë punimet. Nga ana tjetër janë edhe banorët e fshatit që duan të vazhdojnë punimet. Përplasja fizike vazhdon ende mes policisë dhe protestuesve. Aty ndodhet prej mëngjesit edhe kryetari i komunës së Bogovinës ku i kundërshton forcat e policisë dhe thotë se do të kalojnë natën aty, megjithë banorët e fshatit, deri sa policia të largohet nga vendi ku po kryhen këto punime. Kryetari i komunës, Xhemaili thotë se është i sigurt se punimet do të rifillojnë dhe uji do të mbërrijë në shtëpitë e fshatrave. Nga ana tjetër nuk ka asnjë komunikatë me shkrim nga policia pse po ndalon këto punime.
Qytetarët kanë përshëndetur sjelljen e guximshme të prokurored Kadriu.
“Të lumtë prokurore që i përzure policët e Agim Nuhiut”, kanë komentuar banorët e Siniçanit.
Videon mund ta shikoni në këtë: LINK

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top