Grabitje spektakolare në BFI nga ana e BDI-së përmes instrumenteve të shtetit ku bëhet një krim i rradhës duke e regjistruar Shaqir Fetahun si Reis i BFI-së edhe pse deri më tani nuk janë mbajtur zgjedhjet në këtë isntitucion pas ikjes dhe shkarkimit të Sulejman Rexhepit. BDI tenton të shton edhe më tej problemet në BFI përmes kyqjes së saj si dhe përkrahjes së Shaqir Fetahut i cili deri më tani ishte edhe bashkëpunëtorë i Sulejman Rexhepit ish Reisit kontravers dhe grabitës i kësaj detyre në BFI. Pse BDI po shkakton probleme në BFI? Kuj po i konvenon kjo tollovi? A po len me dyshuar se BDI ka qenë parti politike që ka mbjell dhe ka përkrahur krimin në BFI. Tollovia vazhdon edhe më tej, e krijuar nga BDI e Ali Ahmetit dhe realizuar nga klani i Gostivarit, pasi ushtruesi i detyrës Shaqir Fetahu në Gjykatë është regjistruar si Reis (kryetar), e jo si ushtrues detyre siç është zgjedhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit kur u shkarkua ish Reisi, Sulejman Rexhepi. Sa myftijtë që tani më edhe ata janë ilegjitim pas gjitha ngarkimeve janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta e BFI-së po përkrahin këtë keqpërdorim të institucionit dhe detyrës zyrtare nga Shaqir Fetahu.
No comments: