Ky ishte lajmi i ditës këto ditë në MV ku lideri i integristëve Ali Ahmeti, deklaroi se ka ardhur koha që në krye të vëndit të zgjidhet një shqiptar për kryeministër.
Lajmi mori dhenë anë e mbanë vëndit ku të gjithë u shastisën me këtë surprizë të radhës nga lideri i DUI-t, i cili hodhi në tregun e vogël mediatik të shqiptarëve të kësaj ane sihariqin e madh për të zgjedhur një premier në krye të guvernës së ”dërzhavës” së tij.

Por, realiteti është i hidhur pasi kryeministri zgjidhet zakonisht nga forca e parë politike që fiton zgjedhjet dhe se shqiptarët praktikisht nuk kanë asnjë shans për t’i fituar zgjedhjet parlamentare.
Tjetër gjë është nëse një parti sllavo-maqedonase do bëhej aq dorëlëshuar që t’i lëshonte vëndin e permierit një kandidati shqiptar për hir të bashkekzistencës dhe brazisë kur më parë dihet se cili është disponimi sllavo-maqedonas ndaj çështjes shqiptare që kanë forcat politike si SDSM-ja ashtu edhe VMRO-ja.
Kjo është një ëndërr me sy çelur që shohin integristët duke pritur të ndodh mrekullia apo ndonjë surprizë e këndshme e shekullit nga ana e bllokut sllavo-maqedonas, për t’i lëshuar vëndin e kryministrit një kandidati shqiptari dhe aq më tepër ndonjë integristi.

Megjithatë, me afrimin e fushatës zgjedhore edhe këto prognoza janë të lejueshme për elektoratin shqiptar që ëndrron për tre dekada rresht për një jetë më të mirë.
No comments: