Qeveria vendosi: Zgjedhjet më 5 korrik, vetëm Çulev kundër!
Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot pasdite ka obliguar Ministrinë e Punëve të Brendshme që brenda një dite të përgatisë listën e qytetarëve që kanë fituar të drejtën e votës pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Poashtu është obliguar Ministria e Shëndetësisë të sigurojë mjete mbrojtëse për anetarët e Këshilleve Zgjedhore në ditën e zgjedhjeve. Burime qeveritare kanë thënë për Gazetën Lajm se kjo de fakto do të thotë se Qeveria nuk do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik. Kundër këtyre vendimeve të qeverisë ka votuar vetëm ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
![](https://resources.blogblog.com/img/icon18_edit_allbkg.gif)
No comments: