Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR sot publikisht është deklaruar se janë të gatshëm të dërgojnë mision për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare. Sot edhe MPJ ka dorëzuar letër se zgjedhjet sipas
ligjit dhe Kushtetutës duhet të mbahen më 5 korrik, ashtu që edhe kjo është e miratuar, ka informuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV21.
Ai tha se askush nuk pret që misioni i OSBE/ODIHR të jetë siç kanë qenë misionet vëzhguese para se të paraqitet koronavirusi.
“Por, mision do të ketë. Në fund të ditës rreziku për prishjen e procesit zgjedhor është më i vogël, pasi nuk ka grupime. Në këtë situatë paraprakisht ka garanci më të madhe se zgjedhjet do të jenë fer dhe demokratike, pasi edhe fushata më shumë do të jetë elektronike, përmes rrjeteve sociale, televizioneve, bilbordeve…Nuk do të ketë tubime të mëdha, ndaj edhe mund të mësojmë edhe një lloj tjetër të fushatës e cila do të ndihmojë në demokratizimin më të madh të shoqërisë. Çdo krizë është mundësi”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit u është e qartë se do të humbin zgjedhjet dhe prandaj ikin nga përballja zgjedhore.
“Opozita duhet të jetë e para e cila duhet të kërkojë zgjedhje që të mund të ketë Parlament, të ketë qeveri politike e cila do të miratojë vendime, të marrë përgjegjësi. Është e shëndetshme edhe për shtetin dhe ekonominë dhe të kemi qeveri politike e cila do të marrë përgjegjësi të plotë para qytetarëve”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /MIA
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
-
Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin amerikan t...
-
Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke thek...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: