Shaqir Fetahu e ka shumë të vështirë që të
shkëputet nga ai mentalitet me të cilin është kalitur si teolog i këtij
nënqielli! E ka të vështirë të divorcohet prej “mentorit” të tij të përjetshëm,
Sulejman Rexhepit! E çka ka mësuar prej tij përveçse hajninë, vjedhjen,
kodoshizmin, nepotizmin, gënjeshtrën, mëkatin, imoralitetin etj.
Shkruan Abazi Islami
Shaqir Fetahut iu plotësua qëllimi i
parë si u.d.: dha interistë në TV KLAN M! Po çka tha? Një orë intervistë duke u
munduar që të prezantohet “engjëlli” i vetëm i BFI-së, si “qenia më e pastër” e
cila për asnjë sekond nuk ka mëkatuar duke i shërbyer mbi dy dekada Sulejman
Rexhepit, duke e përkrahur, duke i thyer dhëmbët së lavdëruari Sulejman Rexhepin
dhe duke e mbrojtur nga fushatat e pandalshme mediale të cilat, Shaqir Fetahu i
cilësonte edhe si “motivime të shërbimeve sekrete kundër haxhi rreisit,
Sulejman ef. Rexhepit”! Shaqir Fetahu, u mundua që ta mbrojë deri në maksimum
Sulejman Rexhepin, sepse ky mund të inatoset e ta zhveshë pastaj Shaqir Fetahun
ashtu siç e ka ba nana! Nuk e shpalosi asnjë arsye apo motiv pse u mblodhën dhe
pse e shkarkuan njeriun me të cilin deri në Ditën e Bajramit (pra dy ditë para
se ta shkarkojnë) ishin bashkë dhe krenoheshin dhe e falënderonin Zotin për një
“reis aq të urtë”. Megjithatë, Shaqir Fetahu foli, foli si një plagjiat e si
një kompilator shumë i dobët, foli duke menduar se është para xhematit të
rëndomtë i cili as që dëshiron t’i dëgjojë kopallat e tij, por të falet e të ik
në punët e veta! Shaqir Fetahu foli duke përvetësuar e duke i vjedhur punët,
platformat, strategjitë e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, madje jo
njëherë e shprehte nevojën e ndërhyrjes së kësaj Lëvizje. Por, fatkeqësisht, ai
u mundua që të na shpërfaqet si vetë Lëvizja, edhe pse nuk ka kurrfarë
problemi, as mëkati! Thjesht, duhet të pranojë atë që e fshihte si qyqar! Në
pyetjen e gazetarit se si u arrit deri te shkarkimi i Sulejman Rexhepit, Shaqir
Fetahu do të përgjigjet se ky akt nuk ndodhi aty për aty, se është punuar shumë
gjatë, janë zhvilluar shumë kontakte e analiza mbi opinionin që u krijua, u
shoshitën të gjitha gjërat që e krijuan atë opinion... A është i vetëdishëm
Shaqir Fetahu se çka po flet, apo, ai po mendon se tani, me të si u.d. po
fillon një epokë e re! Shaqir Fetahu duhet të dijë se ai opinion nuk u krijua
as nga ai dhe as nga ligavecët e tij! Ai opinion nuk u krijua dje apo pardje,
ai opinion i krijuar e ka autorësinë e vet, e ka gjakun e vet, e ka djersën e
vet! Ai opinion u krijua nga vetë LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI TË
RMV-së! Dhe ky opinion u krijua për plotë gjashtë vite, kurse Shaqir Fetahut me
të përlyerit e vet iu paskan dashur dy ditë analizim të opinionit dhe të
konstatojnë se duhet të dëbohet Sulejman Rexhepi! Shumë mirë! Por, a e di
Shaqir Fetahu dhe ata si vetë ai që, ai opinion nuk është krijuar vetëm për
Sulejman Rexhepin, se nuk u shkruan mbi 3000 shkrime, gjashtë vëllime me
shkrime të përmbledhura vetëm për Sulejman Rexhepin, por, për të dhe për ekipin
e tij, për të dhe për feudët e tij, për të dhe për të gjithë ata si puna e
Shaqir Fetahut që e ndihmuan në vjedhje, në shkatërrim të vakëfit, në shitje të
tij, në nepotizëm, në krim, në kriminalizim të krejt BFI-së! Jasht këtij mëkati
nuk mund të ngelë as Shaqir Fetahu dhe as bashkëmendimtarët e tij në përpjekje
për t’u fshehur pas shkarkimit të reisit të tyre! Kur LËVIZJA MYSLIMANE PËR
REFORMA NË BFI angazhohej për ta demaskuar veprimtarinë kriminale të Sulejman
Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij (komplet Rijasetin, pa përjashtim) Shaqir
Fetahu me apashët e tij i duartrokisnin Sulejman Rexhepit, mburreshin
publikisht me “devotshmërinë” e tij, nuk flisnin me ata që ua shanin reisin,
bëheshin promotor të largimit nga puna të të gjithë atyreve që shprehnin ndonjë
pakënaqësi ndaj “reisit” e që e patën më shumë se babë! Sa hoxhallarë janë
larguar, madje me policë, nga xhamitë e territoreve të këtyre myftilerëve
“trima”! Pra, mbi këtë opinion të Lëvizjes Shaqir Fetahu me tajfën e tij paska
konkluduar se Sulejman Rexhepi ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës ndaj dhe
duhet të dëbohet! Po ata që e përkrahën në këtë shkelje, që kurrë nuk ia
tërhoqën vërejtjen për shkeljen e asnjë alineje të këtij Neni, që kurrë nuk e
dorëzuan Sulejman Rexhepin as para komisionit gjegjës e as para prokurorit
brenda BFI-së! Ata që e besojnë Zotin Një, e besojnë pa kurrfarë ngurrimi edhe
këtë konstatim: Shaqir Fetahu, Qani Nesimi, Qenan Ismaili, Salim Sulejmani,
Murat Hyseini, Mustafa Dauti etj. janë nxitësit kryesorë, janë motivuesit e
pashterrshëm, janë përkrahësit më të mëdhenj, janë pastruesit e pengesave të
Sulejman Rexhepit në veprimtarinë kriminale e në kriminalizim të tërë BFI-së.
Sepse, është lezet të ngjyshë në pjatën e Sulejman Rexhepit, ku çdo ngjyerje
mund të ta pasurojë xhepin me mijëra euro! Të gjithë kanë hëngër hudhra! Kot e
kanë – iu vie era! Zoti i faltë! Amin!
Faleminderit zotëri për magjitë tuaja të vërteta. Emri im është Zara Matteo. Kjo është vërtet e pabesueshme dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, unë provova të gjitha mjetet e mundshme që mund të kisha për të sjellë burrin tim mbrapa, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka zhvilluar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte asnjë shpresë për t'u ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE i ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. të provoja dhe bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe pikërisht atëherë më telefonoi ish -im. Zotëri, ne jemi më të lumtur tani se kurrë. Gjithçka duket e përsosur dhe kaq e natyrshme! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:
ReplyDeletewightmagicmaster@gmail.com
.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atij:
+17168691327