Mashtrimi i parë; Sipas tij,idenë për ,,Kryeministër shqiptar,, e paskan patur demek në agjendë ta publikojnë javën e fundit sikur zgjedhjet të mbaheshin më 12 peill e të cilat u anuluan për shkak të pandemisë. E çfarë agjende na qenka ajo që kjo ,,ËNDËRR,, e madhe të etablohej javën e fundit të fushatës ? Kjo do të thotë se Bdi ska patur në plan të nominoj publikisht dhe në kohë KADIDATIN për kryeminstër. Mashtrim i dytë ; Zoran Zaevin nuk e zgjodhi vetëm Bdi kryeministër por të gjithë ata që përmbushën numrin 61 e pak më tepër. Në fakt ai u zgjodh kryeministër JO se votuat vetë ju, por për shkak se Bdi u përgjysmua me mandate nga ndëshkimi politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Dhe në fund të fundit ate e bëri kryeministër ,,TRYSNIA,, e politikës amerikane në shumë dimensione tek shumë faktorë politik aso kohe në kët vend. E pse konçidoi ardhja e diplomatit të lart amerikan Brajan JI në Maqedoni, atë ditë kur u zgjodh edhe kryetari parlamentit Talat Xhaferi në një atmosferë të paparë deri më tani, madje Bdi ishte pjes e qeverisë së përzhinos deri në zgjedhjen e Zoran Zaev për kryeministër.
Mashtrimi i tretë; Po a nuk thatë në ,,DITËN E MADHE,, se kjo nuk është ide e Bdi-së, por mbi partiake, madje se lideri i partisë e paska nënvizuar në dhjetor 2019 në një tubim në Shkup. Po a nuk e dini se nga sa subjekt kjo ka qenë retorik politike nga pavarësia e Maqdonisë e këndej ?
Siç duket ka të ngjarë që sa ma shumë të angazhohet personalisht Artan Grubi (jo partia), ta arsyetoj këtë ëndërr, aq më tepër ajo mund të venitet bile deri në zhgjëndër .
Megjithate jeni të dekonspiruar dhe të dekonstruktuar në qëllimin dhe motivet politike për çështjen në fjalë.
Ky shkrim eshte reagim ndaj nje shkrimi te postuar nga ish deputeti i BDI-se Artan Grubi ne facebook.
Me poshte mund ta lexoni te plote postimin e ARTAN GRUBIT
Dy çështje:
Shkruan: Artan Grubi
1. Zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e Kryeministrit
Presidenti zgjedhet në zgjedhje të drejtpërdrejta me shumicë të votave të qytetarëve, ndërsa kryeministri, por edhe kryeparlamentari, zgjedhet me shumicë absolute në Kuvend prej sëpaku 61 deputetëve si rezultat i marrëveshjeve të koalicioneve midis partive parlamentare.
Rrjedhimisht, sa për ilustrim, sipas logjikës së sotme të dy partive maqedonase, qytetarët më 11 dhjetor 2016 kishin vendosur që kryeministër të jetë Nikolla Gruevski, por BDI e bëri Kryeministër Zoran Zaevin dhe këtë e di bota mbarë. Dhe të gjithë e dijnë se kushtet tona themelore kanë qenë barazia gjuhësore, ndryshimi i emrit, NATO dhe BE.
Edhe Talat Xhaferri si kryeparlamentar u zgjodh si rezultat i marrëveshjes së koalicionit. Edhe të gjitha të tjerat u realizuan si rezultat i marrëveshjes së koalicionit.
Edhe Talat Xhaferri si kryeparlamentar u zgjodh si rezultat i marrëveshjes së koalicionit. Edhe të gjitha të tjerat u realizuan si rezultat i marrëveshjes së koalicionit.
2. Pse tash e jo në mars ose më herët?
Çdo gjë ndodh në kohën e vet. Z. Ahmeti e ka paralajmëruar këtë që më 17 dhjetor të vitit 2009 në Shkup bashkë edhe me pozitat tjera. Dhe në proces e sipër i kemi realizuar të tjerat, duke rrënuar një pas një çdo shtyllë të monoetnicitetit, supremacisë maqedonase dhe eksluzivitetit maqedonas.
Kjo temë ishte paraparë të prezantohet në javën e fundit të fushatës tonë zgjedhore për zgjedhjet e anuluara të 12 prillit, sipas planit të fushatës e cila u suspendua si pasojë e CoVid – 19. Tash, në vigjilje të zgjedhjeve në gjysmën e parë të korrikut, e prezantuam me herët që qytetarët të përcaktohen me kohë dhe të bëhet debati i mjaftueshëm.
Kjo temë ishte paraparë të prezantohet në javën e fundit të fushatës tonë zgjedhore për zgjedhjet e anuluara të 12 prillit, sipas planit të fushatës e cila u suspendua si pasojë e CoVid – 19. Tash, në vigjilje të zgjedhjeve në gjysmën e parë të korrikut, e prezantuam me herët që qytetarët të përcaktohen me kohë dhe të bëhet debati i mjaftueshëm.
P.S. Është shumë e thjeshtë dhe s’ka hapësirë për akrobacione politike dhe gjimnastikë gjuhësore e as për panik: A do të votoni për Zoranin, Hristijanin a po shqiptarin?
Panik JO, kryeministër PO!
No comments: