Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë u shpreh se data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të jetë 21 qershori. Sipas tij nuk mbajnë kundërshtimet e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE për shtyrje të zgjedhjeve sepse siç u shpreh ai në vjeshtë pritet valë e ere e koronavirusit. Ndërkohë nga ana tjetër përmendi zgjedhjet në fqinjësi, duke përmendur kështu Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa shtoi se për dallim nga këto dy shtete, Maqedonia ka një arsye plus që të mbaj zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur, sepse nuk ka parlament funksional. “Kemi argumente plus, përskaj vendeve tjera që shkojnë në zgjedhje, ne nuk kemi parlament funksional. Në rast se nuk arrijmë të merremi vesh, nuk është çështja se çka kërkojnë partitë politike, çka kërkon opozita, por atëherë do të veprojmë në bazë të kushtetutës dhe Ligjeve. Nuk do të lejojmë që të shkelet Kushtetuta dhe Ligjet. Kemi, mundësi edhe disa ditë që të diskutojmë, në të kundërtën hyjnë në fuqi procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha Zaev.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top