Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Skender Asani nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve gjatë ditës së sotme realizoi pres për mediat lidhur me zhdukjen e pllakës përkujtimore të Nënë Tereza në qendër të Shkupit nga autoritetet e qytetit të Shkupit. Pas disa punimeve në sheshin e Shkupit është ku qyteti i Shkupit gjatë realizimit të projekteve në shesh ka bërë një park i cili i ka mbuluar shenjat e shtëpisë së Nënës Terezë dhe, përveç kësaj, ka pamundësuar vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të saj. Asani gjatë konferencës për shtyp kishte shprehur indinjatën e thellë për këtë veprim të papërgjegjshëm dhe konsideron se ky është një sulm ndaj figurës së Nënës Terezë, ndaj veprës së saj të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht, por edhe ndaj admiruesve të saj gjithandej nëpër botë. Por, qytetarët e Shkupit kërkojnë që Skender Asani të i drejtohet Ali Ahmetit se pse e ka prish pllakën përkujtimore të Nënë Terezës në shesh të Shkupit. Sipas reagimeve të shqiptarëve ata thonë se Ali Ahmeti është në pushtet, andaj duhet ai të rikthen atë pllakë përkujtimore, në të kundërtën shihet se ai bënë politik në interes të tjerëve dhe të popullit shqiptarë. Qytetarët shqiptarë të Shkupit shtojnë se pikërisht Skender Asani është një promovues i politikave të BDI-së dhe Ali Ahmetit, andaj ai duhet drejtuar Ali Ahmetit dhe jo adresave tjera.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top