Në lidhje me lehtësimin e masave, ministria tha se epidemia është duke u zbutur dhe kjo na jep të drejtë për lehtësimin e masave.
“Janë përgatitur protokolle të cilët janë ndarë për operatorët ekonomik. Një pjesë e shqyrtimeve nga operatorët kanë ardhur dhe një pjesë e presim. Deri në fund të kësaj jave, të gjithë protokollet do të jenë gati në bazë të analizave dhe se nga fillimi i javës së ardhshme ato mund të zbatohen”, ka deklaruar ministri Filipçe, përcjell SHENJA.
Në lidhje me shfuqizimin e orës policore, ministri Venko Filipçe tha se këtë mëngjes në Komisionin për sëmundje ngjitëse kanë biseduar për këtë.
“Dëshirojmë të shohim më tepër ditë, ja gjatë kësaj jave numër të pacientëve, një numër përqindje e vogël të testimeve për të thënë se ja ka ardhur koha dhe këtë ekspert ta konfirmojnë nëse fillimisht do të ketë shkurtim të orës policore, ose kthim në punë të disa kompanive të cilët tani janë të mbyllur. Thash se kjo do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme”, ka deklaruar ministri FIlipçe./SHENJA.

No comments: