Këtë skandal e kanë heshtur edhe shumica e mediumeve në gjuhën maqedonase, që tregon qartë për simpatitë e tyre të fshehta që kanë për BDI-në dhe Ali Ahmetin, sepse prej kur BDI hyri në qeveri me Gruevskin, televizionet maqedonase marin mjete milionëshe për dallim prej mediumeve shqiptare.
“Mediumet maqedonase zakonisht e kritikojnë Ali Ahmetin para zgjedhjeve si ‘nacionalist shqiptar dhe komandant të UÇK-së’, jo me qëllim që ta dëmtojnë, por për të ja rritur rrejshëm namin tek votuesit shqiptarë me shpresë se do të fitojë, që Ahmeti bashkë me BDI-në pas zgjedhjeve të mund të vazhdojnë të punojnë në favor të maqedonasve, e në dëm të shqiptarëve”, vlerësojnë disa analistë që ka konsultuar Fol.com.
“Skandali i Ali Vegetës” siç njihet tani në opinion, ka bë bujë edhe në Shqipëri, kurse emisioni prestigjioz Fiks Fare i ka kushtuar hapësirë të posaçme, duke u tallur me deklaratën e tij të pamatur.
Ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duke kërkuar nga BDI që të ndërpresin ofendimet e tyre ndaj gazetarëve.
E kur janë në pyetje ofendimet për mediumet dhe gazetarët shqiptarë edhe zyra e OSBE-së në Shkup shpeshherë reagon me vonesë, për dallim prej kur janë në pyetje mediumet maqedonase, kur reagimet janë të menjëhershme.

No comments: