Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Virusi Corona, ngjashëm si viruset e tjerë që shkaktojnë situata emergjente dhe shpallje të gjendjeve të jashtëzakonshme, po përcillet edhe me virusin e tërbimit. Zakonisht tërbohen po ata tipa njerëzish apo grupacionesh që veten e njësojnë me ligjin, me pushtetin, duke keqpërdorur pozita zyrtare apo edhe afërsi me stafin e gjërë menaxhues të këtyre situatave.
Ka nga ata “bashibuzukë” që mundohen të përfitojnë nga situatat e krijuara dhe të sillen si të tërbuar. Ky fakt u vërejt këto ditë edhe te Sulejman Rexhepi, shkatërruesi i BFI-së, dhe te familjarët e tij (rrethi i ngushtë!)
Çuditërisht, tërbimi i familjarëve të Sulejman Rexhepit është manifestuar sa herë që ky farë “reisi” është konfrontuar me pushtetin. Dhe, këto konfrontime kohëve të fundit nuk janë të pakta! Nuk bëhet fjalë këtu për konfrontime për ndonjë të drejtë fetare apo kombëtare por, thjesht, konfrontimi vjen si pasojë e prekjes së interesave meskine të vetë Sulejman Rexhepit dhe fmiljes së tij të ngushtë.
Këto ditë karantinimi si pasojë e Corona Virusit, opinioni i vendit është tejngopur me shkrime që e kanë vënë në tapet sjelljen tërbuese të Sulejman Rexhepit! Ky tërbim është përcjellë me “guxim e trimëri” të një manjaku! Po me të njëjtin “guxim e trimëri” pastaj kanë vepruar edhe të afërmit e Sulejman Rexhepit, duke përcjellë mesazhe përmes videove të ilustruara me pika muzikore kryesisht sllave.
Kur institucionet shtetërore ia tërheqin vërejtjen Sulejman Rexhepit, sakaq gëlojnë fb-kat e familjarëve të tij, me video që paraqesin forcën kapitale të Sulejman Rexhepit, që përbëhet kryesisht prej pronave të paluajtshme si dhe prej parkut të makinave tepër lluksoze. Pastaj, pasojnë sjelljet nonshalante me ruajtësit e rendit publik si dhe me eprorë të ndyshëm të policisë dhe, fare në fund, pasojnë edhe incizimet duke gjuajtur me armë, duke bajtur armë në duar e me këmbë të hedhur mbi qafë apo bark të kafshëve të vrarë!
Kjo është ikonografia e vazhdueshme e familjes Rexhepi sa herë që dikush ua prek “buuçin”, Sulejman Rexhepin! Epo, pa të lënë mendtë dhe pa u infektuar nga tërbimi i “personit zero”, vëshirë se do të shpërthenin edhe të tilla afera siç u paraljamëruan më herët dhe u publikuan në këtë fundjavë.
Me kë talleni ju atje
Me këtë titull u publikua skandali i parë, i cili fliste se si organet e drejtësisë, meqë nuk po marrin asnjë masë kundër veprimeve kriminale të Sulejman Rexhepit, të njëjtat po zhvillohen, madje me përmasa edhe të rrezikimit të sigurisë publike, nga anëtarët e familjes së tij. “Vet Sulejman Rexhepi por dhe anëtarët e familjes së tij po trimërohen dhe po sillen sikur të jenë forcë mbi çdo ligj dhe se askush asgjë nuk mund t’u bëjë”, nënvizohet në një prej storieve të publikuara, e cila merret me shkeljen e orëve policore nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Dhe, përderisa qytetarët e padisiplinuar apo ata që nuk kanë arritur të sigurojnë leje qarkullimi përgjatë orëve të ndaluara, ndëshkohen me gjobë edhe deri në 2000 euro, familja e Sulejman Rexhepit i jep vetes të tallet edhe me ligjin por edhe me autoritetin që përkujdeset për zbatimin e ligjeve, me policinë!.
Kësisoj, sipas stories së parë, djali i Sulejman Rexhepit, polici Zeglul Rexhepi, i jep makinës si i çmendur gjatë natës, duke mos respektuar asnjë semafor me shenjë të kuqe dhe, pastaj, kur e ndalon policia, ai ju thotë se është koleg i tyre dhe se po kthehet nga puna për në shtëpi! Shtëpia e Zeglul Rexhepit nuk është në Bulevardin “Partizanksi Odredi” por në Sullaren e Epërme! Apo, ndoshta me paratë e vakëfit ia ka blerë “buuçi” edhe ndonjë në qendër të Shkupit.
Ç’është më e keqja, tërë kjo tallje e policit me policë publikohet në fb-në e Zeglul Rexhepit, vetëm sa për të dëshmuar se kush është këtu “ligji”, dhe se, të gjithë ata që mendojnë se me ligje mund t’ia dënojnë “reis babën”, në këtë formë ua pëshurrim ligjet!
Zeglul Rexhepi u bën të fala eprorëve të tij se nuk mund të zhvillojë luftë askush me babin e tij, Pablo Eskobaren e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nëse do të jetë apo jo në të drejtë.
Sabri Lauda
Shkelje edhe më flagrante të ligjit dhe vendimit mbi orën policore bën miku i Sulejman Rexhepit (vëllai i bashkëshortes së ndjerë), Sabri Aliu, shoferi personal i “reisit”! Nga ajo që publikohet merret vesh se, Sabri Aliu është mbi të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut! Të gjithë mundohen të mbyllen një orë e më parë, të respektojnë orën policore, vetëm Sabri Aliu, i infektuar me virusin tërbues të Sulejman Rexhepit, i jep vetes të drejtë që, kur ta ketë pikun e qejfit, ai mund të dalë jashtë e të shëtitet me makinat zyrtare të BFI-së së uzurpuar. Nga videoja e publikuar shihet se si, Sabri Aliu, shoferi i Mulla Sulës, me vetëdije të plotë e shkelë orën policore dhe, në momentin kur ndalet nga policia, ai vazhdon edhe më tej ta regjistrojë bisedën me policinë, madje duke ua drejtuar shlirshëm kamerën: “Reisi për mua ka marrur leje prej drejtorit të Drejtorisë së gjashtë, merrne në telefon dhe pyeteni…”, i thotë policit që ia merr dokumentat për ta evidentuar. Pastaj, bashkëudhëtarëve të vet ju flet duke u thënë “do të na lëshojnë, s’kanë çka bëjn”! Tani, ose reisi po rrenë, ose Sabri Aliu po ia interpreton rrenat “reisit, ose, për fat të keq, edhe vetë drejtori i Drejtorisë së 6 qenka në “klubin” e shkelësve të ligjeve të situatave të jashtëzakonshme dhe të vendimit për ore policore! Këtë e pohon shoferi i Sulejman Rexhepit, “Sabri Lauda”, i cili, madje plotësisht tallet me Ministrin Nake Çulev, kur thotë: “Eh sa është mirë me vozitë në kohën e orës policore, nuk të pengon asnjë makinë tjetër”! Kjo tallje bëhet edhe më e rëndë nga fakti se kjo storie idiotike publikohet guximshëm në fb-në e Sabri Aliut.
Autori i publikimit të kësaj storie thotë se, këtë fuqi prej abdalli, Sabri Aliut ia jep Sulejman Zharko Rexhepi si dhe Bujar Llopuzha Osmani, si dhe prej atyre oficerëve policorë që ua shtojnë inatin të sillen në këtë formë rrugaçërie!
Si ati ashtu i biri (dhe pasuesit, deri sa nuk u hasë sharra në gozhdë)
Storje më banale se të luash mendsh deri sa e dëgjon “Qorr Iljazin” nuk ka! Inspektori policor maqedonas të tërbohet derisa dëgjon këngën në fjalë? Si baba, ashtu edhe i biri, ndonëse që të dy me profesion policë maqedonas, luajnë mendsh nga “emocionet patriotike” kur dëgjojnë këngë me qifteli! Kallet djali i Sulejman Rexhepit, polici Zeglul Rexhepi dhe nga arma e vet zyrtare shkrepë gjashtë plumba. Këtë storie ky farë inspektori policor e publikon në fb-në e vet, sa për të treguar se “çfarë trimi është” dhe që nuk pjerdhë për eprorët e vet, dhe, për të dëshmur se as që ia futë luftës që po zhvillohet kundër Korona Virusit, ashtu siç nuk ia futë edhe “buuçi” i tij!
P.S.
Institucionet shtetërore në një nga konferencat e radhës për mediat, duhet të flasin hapur: bëhet fjalë për një epidemi të re e të panjohur të tërbimit sa që, as organet kompetente shtetërore nuk kanë se çfarë t’i bëjnë, apo, edhe vetë shtetin e ka gjunjëzuar ky tërbim i familjes Rexhepi.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top