Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, tradhëton Reisin e vet, Sulejman Rexhepi 
Derisa Reisi i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, shkakton problem duke iu kërcënuar Qeverisë së Republikës së RMV-së, myftinjtë, si myftiu jargaxhi i Gostivarit, Shaqir Fetahu, e tradhëtojnë! Sulejman Rexhepi kërkon që, të gjithë imamëve të 700 xhamive të mbyllura në vend, Qeveria t'iu japë rrogë nga paratë që do të vinë nga BE-ja si ndihmë financiare për t'i zbutur sado pak pasojat ekonomike nga pandemia e Corona Virusit. Në të kundërtën, kërcnon kreu i BFI-së, mund ta tërheqë pezullimin dhe t'i mbushe xhamitë me xhemate dhe, le të dalë pastaj forcë që do të mund ta pengojë përhapjen e kësaj pandemie. Del puna se këtë angazhim ef. Rexhepi e ndërmerr në emër të imamëve. 
Kurse sipas vendimit të njërit prej dallkaukëve të tij, Shaqir Fetahut, po del puna se imamët dhe te gjithë nëpunësit e tjerë të Myftinisë së Gostivarit, marrin rregullisht rrogë dhe se nga rroga e këtij muaji do të ndajnë përqindje për bamirësi. Ky vendim ia përmbysi të gjitha argumentat me të cilat kreu i BFI-së po mundohet ta bindë qeverinë e vendit për të qenë një nga institucionet që në këtë kohë pandemie duhet të ndihmohet finansiarisht. Parashtrohet pyetja: Kush e porositi Shaqir Fetahun për ta zbehur kërkesën e Reisit të tij në dobi të të gjithë imemëve të vendit?



About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top