Sa i përket titujve në disa media – “RËNIE E PAGESËS SË TVSH-SË PËR 79%”, Drejtoria e të Ardhurave Publike sqaron se është nxjerrë përfundim joadekuat gazetaresk për rënie të pagesës së TVSH-së prej 79 % sepse ajo është e dhënë për vlerën neto të TVSH-së së paguar e cila është dallim nga pagesa bruto e TVSH-së e hequr për kthimin e TVSH-së për 14 ditët e para të Prillit.
Pagesa e TVSH-së bruto për 14 ditët e para të muajit Prill ËSHTË ULUR PËR 29,19% në krahasim me 14 ditët e para të Prillit 2019. Gjegjësisht 14 ditët e para të prillit 2020 janë paguar të ardhura bruto prej TVSH-së 1.476.684.745 denarë, ndërsa në 14 ditët e para të Prillit 2019 janë paguar të ardhura bruto nga TVSH-ja 2.085.338.658 denarë, kjo është pagesë e ulur prej 29,19%. Gjatë kësaj edhe një herë theksojmë se ulja e TVSH-së ka të bëjë për dy javët e para të muajit prill siç ishte thënë gjegjësisht prej 1 deri 14 prill 2020 ndërsa pasqyra e vërtetë për TVSH-në e realizuar mund të shihet pas përfundimit të muajit dhe evidentimit të të gjitha pagesave të TVSH-së dhe kthimit të realizuar. Në këtë periudhë prej 01.04.2020-14.04.2020 është ulur TVSH-ja nga importi i të mirave për 708 milionë denarë ose për 35 %, por e rëndësishme është rritja e TVSH-së nga qarkullimi në vend për 80 milionë denarë gjegjësisht është paguar vlera prej 142 milionë denarë për dallim të prillit të periudhës së njëjtë për vitin 2019 kur është paguar vlerë prej 61 milionë denarë.
Gjithashtu në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme Drejtoria e të Ardhurave Publike realizon kthim të përshpejtuar të TVSH-së drejtë firmave kështu që në atë periudhë prej 01.04.2020 deri më 14.04.2020 është rritur kthimi i TVSH-së për 412 milionë denarë gjegjësisht 51% më shumë kthim të TVSH-së në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.(koha.mk)

No comments: