Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

 Shkup, 26 mars – Lidhur me masat e propozuara nga ana e LSDM-së dhe si ato u pranuan nga opinioni , kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pjesëmarrjen e sotme në Ditarin e Servisit nacional televiziv, theksoi se Qeveria është ajo e cila do t’i sjellë vendimet përfundimtare për masat, duke i pasur parasysh kapacitetet që i ka, por gjithsesi partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe t’i kumtojnë edhe lajmet jo aq të këndshme.
200 milionë euro i japim mbështetje ekonomisë, punëtorëve dhe t’i ruajmë vendet e punës, ndërsa e tërë kjo e ruan likuiditetin, por edhe konsumin privat nga ana e punëtorëve dhe kompanive, kjo do ta ndihmojë konkretisht buxhetin, theksoi Zaev.Kryetari Zaev theksoi se kjo pako është e rrallë në Ballkan nga aspekti pozitiv, ndërkaq për kokë banori një nga më të mëdhatë. E tërë kjo i referohet gjendjes së buxhetit kur u hasëm nga kriza, duke pasur parasysh atë se patëm buxhet likuid, me 3.6% rritje të ekonomisë, ndërsa vetëm 2.5 më parë ishim me minus 1.7%.
Kompanive u japim nga fondi për mbështetje i cili duhet të formohet për këtë dedikim, përmes kredive, kursimit dhe shkurtimit nga shpenzimet joproduktive të cilat nuk kanë implikim ndaj konsumit publik. Shkurtimi i rrogave tek administrata është hapi i dytë i shkurtimeve, theksoi Zaev./Koha.mk

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top