Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5


Ditë më parë artisti shqiptar Naser Xhaferri nga Kërçova që tani më jeton dhe vepron në Basel të Zvicrës në shenjë të nderimit dhe respektimit të emrit të madh të krenarisë së kombit shqiptar dhe simbolit të lirisë së Kosovës, Adem Jasharit paraqiti një vepër artistike të punuar me dorë.  Në një video të shkurtër prezenton veprën artistike të realizuar në një skicë me qymyr druri pikturoi figurën legjendare dhe heroin e kombit shqiptar Adem Jashari. Në këtë punim fare mirë shihet portreti i Adem Jasharit e që në prapavijë është skica e katër anëve të botës. Gjatë punës së tij vërehet se Naser Xhaferri nuk i mban dot lotët nga sytë e tij, dhe me fjalë të mëdha i emocionuar flet për veprën dhe sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij.                                                                                                                                          z. Xhaferri nuk la pas dore që të shpjegon se me çfarë materie bëri këtë punim:’’Mbarova punimin e rradhës, të figurës legjendare Adem Jashari. Ka qenë punim emocional, kështu që jam shumë krenar. Ky punim është nga druri i punuar figura e Adem Jasharit. Po, ky është njeriu që la gjurmë të mëdha, flijoi gjithçka dhe e gjithë bota, katër anët e botës ia dëgjuan zërin këtij burrit të madh. Respekt i veçantë për këtë familje, knaqësi e veçantë për mua për këtë punim’’.
z. Xhaferri edhe pse jeton e vepron gjatë kohë në Zvicër megjithatë asgjë nuk e ka bërë që t'i harron figurat e kombit, familjen e Jasharajve dhe në veçanti emrin e kryekomandantit, Legjendarit Adem Jashari.


 


About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top