Sulejman Rexhepi, uzurpatori klasik i BFI-së tashmë disa herë ka provuar se është ekspert i gafeve. Deri më sot, për shkak të budallallëqeve të tij në planin ndërkombëtar, Isnsistucioni i BFI-së jo vetëm që ka humbur miq të rëndësishëm por edhe autoritetin dhe integritetin e vet duke u përjashtuar nga shumë organizma ndërkombëtar si partner joserioz dhe shkurtpamës. Sot BFI-ja nuk përfshihet, nuk ftohet dhe nuk merr pjesë në asnjë event ndërkombëtar islam, në asnjë plan për të përfituar ndonjë ndihmë financiare, kryesisht nga bota myslimane. Për pasojë, pastaj, i duhet muaj e vite për ta rikuperuar dëmin dhe për t’i sanuar pasojat që vijnë nga mosserioziteti dhe mosprofesionalizmi i Mulla Sulës.
Me të gjithë i ka tollovitur punët, së fundmi, edhe me Egjiptin! Në kollumnen e tij të fundit, të shkruar nga feudi i tij, Agim Mehmeti, Sulejman Rexhepit i del punë edhe me Presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Sh.T.Z. Abdel Fattah El-Sisin, të cilin e ofendon rëndë, duke thënë që fjalët e tij duhet të rrjedhin kanalizimeve…
Shih për këtë, sot në selinë e BFI-së (pra, jo në selinë e Riasetit o tokmaka!) Ka qëndruar Ambasadori i posaemëruar i Egjiptit, z. Halid Amare, i cili nga Sofja e Bullgarisë mbulon edhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast z. Amare ka kërkuar nga Sulejman Rexhepit që të sqarohet se ç’ju desht ai ofendim që ia bëri publikisht Presidentit egjiptas. Sulejman Rexhepi, duke “vergllatur” në të thatë, nuk ka arritur që të rrëfehet ndërkohë që i është shpjeguar mu në sy se pse tash e disa vite i ka humbur të gjitha benifitet që i ka pasur nga ky Shtet, sidomos në rrafshin fetaro-arsimor.
Po ashtu, Sulejman Rexhepi, sot ka pritur “në selinë e Rijasetit” (heeej, o tokmaka, seli ka Institucioni i BFI dhe jo Rijaseti. Selia e Rijasetit është Konaku i Mulla Sulës!), drejtorin e TIKA-s për Maqedoninë e Veriut, z. Ajtekin Ajdin, i cili paska raportuar mbi punët rreth përpilimit (përpilimit?!) të projektit për restaurim të Arabati Baba Teqes. Sulejman Rexhepi i paska thënë mysafirit se edhe më tej është i gatshëm “për të vazhduar dhe për të rruajtur kulturë Islame”! Po, pa dyshim, deri më sot është dëshmuar i pakonkurrencë në rruajtjen e kultures islame. E ka rruajtur deri nën lëkurë, pa kurrfarë insafi. Sulejman Rexhepin kurrë mos e vet sepse t’kallxon vetë!
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Home
Aktuale
Lajme
Maqedoni
VËRR-VËRR RRËFEHET DUKE BELBËZUAR “BERBERI I KULTURËS ISLAME”, SULEJMAN REXHEPI
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
-
Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin amerikan t...
-
Vjollca Hoti Albini, Vjosa dhe Vetëvendosja janë fituesit më të mëdhenj në këtë situatë. Pas kësaj rënie të qeverisë, ata do të ngriten...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: