Shkruan: Ylber Pilku
Epidemia e Koronavirusit nuk na lejoi të gëzohemi sa duhet as ne si diasporë, e as ju në vendlindje, për dy ngjarjet historike që i ndodhën Maqedonisë për një kohë të shkurtër- anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian.
Mirëpo pamundësia për të ju gëzuar këtyre dy momenteve historike, nuk na pengon që edhe një herë të bëjmë retrospektivë se pse këto ngjarje nuk ndodhën edhe më herët. Pa marë parasysh se çfarë preferenca politike kemi, ka vetëm një sqarim logjik- anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në u vonua për shkak të politikës antiperëndimore të Qeverisë Gruevski. Edhe vetë anëtarët dhe simpatizuesit e BDI-së e dinë tashmë se Gruevski që nga viti 2008 nuk do të mund të qeveriste as 10 ditë, e lëre më 10 vite pa përkrahjen e BDI-së. Prandaj në vend se të rrahin gjoks se na e sollën NATO-n dhe BE-në, përfaqesuesit e BDI-së do të bënin mirë të dalin publikisht të ju kërkojnë falje fillimisht anëtarësisë partiake, e pastaj edhe gjithë shqiptarëve që bashkë me VMRO-DPMNE-në na i humbën 10 vite në këto procese jetike për ne. Falja duhet të jetë e sinqert, e jo sa për sy e faqe. Që ti besojnë shqiptarët kësaj kërkim falje, duhen të tërhiqen nga të gjitha postet partiake të gjithë zyrtarët e kësaj partie që si deputetë kanë votuar Gruevskin kryeministër, gjithë zyrtatët e BDI-së që kanë qenë pjesë e qeverisë së VMRO-DPMNE-së si zëvendëskryeministra, ministra ose sekretarê shtetërorë, si dhe gjithë nënkryetarët e kësaj partie gjatë kohës së bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në. Fshehja e tyre pas disa figurave të reja në listat e kandidatëve sa për të fituar vota në zgjedhje, është hap i gabuar që vetëm se i revolton më tepër shqiptarët, sepse duket qartë se është strategji e kotë vetëm për të mashtruar elektoratin.
Në grupin e “bashkëpunëtorëve” të VMRO-DPMNE-së, që duhet dhënë dorëheqje, gjithsesi duhet të jetë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai mban përgjegjësi të dyfishtë në këtë kontekst, sepse e ka përkrahur Gruevskin edhe si deputet, por edhe si kryetar i partisë. Ai edhe ashtu pat premtuar se do të tërhiqet nga posti i kryetarit pas anëtarësimit të vendit në NATO. Prandaj nuk duhet tani të fshehet pas Koronavirusit dhe të shtyejë këtë dorëheqje, por të dalë menjëherë nëse dëshiron të ruajë sado pak respekt te një pjesë e opinionit shqiptar. Është e gabuar teza se me dorëheqjen e Ahmetit do të shkatërrohet BDI-ja. Është tezë e gabuara që e plasojnë qarqet antireformuese në këtë parti. Unë mendoj se vetëm dorëheqja e Ali Ahmetit bashkë me ekipin e tij që ka bashkëpunuar me qeverinë antiperëndimore të Gruevskit, është shpresë për mbijetesën e BDI-së si subjekt serioz në skenën politike.
Çfarëdo taktizimi tjetër e dobëson këtë subjekt edhe më tepër, siç po e dobëson propaganda partiake se ne kur i kishim 20 deputetë nuk mundëm ta anëtarësojmë vendin në NATO, por me dhjetë deputetë e anëtarësuam, e madje filluam edhe negociata me Unionin Evropian. Me këtë, propagandistët e BDI-së drejtpërdrejt na thonë se sa më pak vota të na jepni neve si parti, aq më shumë të mira do ju sjellim. Mbase edhe kanë të drejtë!?/lajmtv.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Home
Aktuale
Opinione
Tani është moment i mirë që BDI-ja të kërkojë falje për 10 vitet që na i humbi me VMRO-në
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
-
Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin amerikan t...
-
Vjollca Hoti Albini, Vjosa dhe Vetëvendosja janë fituesit më të mëdhenj në këtë situatë. Pas kësaj rënie të qeverisë, ata do të ngriten...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: