Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Me dëshmitarë të rinj të mbrojtjes së Bojan Jovanovskit- Boki 13 sot në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Reket”. Në seancën e djeshme kanë dëshmuar stilisti Sergej Varoshlija, pronarja e optikës Marija Jankovska dhe pronari i galerisë Aleks Kërtov për atë se ku dhe si njihen me të akuzuarin dhe stilin e tij të jetës.
Gjykimi për rastin “Reket” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.
Në seancën e djeshme duhej të dëgjoheshin edhe tre dëshmitarë, por Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovle Remenski u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.
I akuzuari i parë Jovanovski akuzohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese” dhe për “pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Në seancën e parë për “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec pranoi fajin për veprën “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”, me ç’rast u dënua me tre vite burg.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top