Sot, sahanlëpirësi i pjatës-uturak të Sulejman Rexhepit, Shaqir Fetahu, paska organizuar një aktivitet, për të dëshmuar se sa aktive është Muftinia, BFI-ja!
Shaqir Fetahu para më shumë se gjysëm dekade pat deklaruar publikisht, madje patën përuruar iniciativën e themelimit të një Qendre Tregtare që do të ndërtohet nga Banka Islamike e që do të jetë vakëf i BFI-së. U ecën të gjitha procedurat, u paguan të gjitha dokumentet e taksat, u gjet edhe firma ndërtimore, por krejt në fund, Banka Islame që në fillim e dikton tërë lojën e hajnave të Muftinisë së Gostivarit dhe, tërhiqet pa më të voglën pendesë. Gostivari mbeti pa ndërtesën grandioze, Komuna tash e sa vite ngeli pa taksa nga ky objekt, muslimanët e vendit edhe pa një vakëf!
Çka u përurua sot në Gostivar? Instituti për hifz dhe për bukurlexim të Kuranit! Ku është këtu kontributi! Çka do me thënë kjo punë? Pa kokërr leku themelojmë diçka? Domaqinllëk a? Ne nuk vjedhim?! Deri më sot nuk ka pasur hafiza e nuk është lexuar bukur Kurani në Gostivar? Kë e ofendon Shaqir Fetahu? Pse tregohet kaq injorant dhe mundohet të devalvoj konceptin Institut? A e din se çka do të thotë Institut? Këtë lloj instituti ka mundur ta bëjë qysh para 25-30 viteve! Pse nuk e kanë bërë? Sepse, dështoi me Qendrën Tregtare dhe, të tallet tash me popullatën e Gostivarit – ja, në prezencë të 18 qytetarëve gostivarasë themeluam diçka, apo, ë!
A e din Shaqir “intelektuali” se çka do të thotë INSTITUT? Jo more, paska qenë situatë emergjente dhe, mule bre burra, me një vendim të veçantë të bëjmë diçka? Çka bëmë? U tallëm me nocionin INSTITUT, i cili nuk ka as statut, as rregullore pune, as programe, as sektore, as udhëheqës të tyre dhe as asgjë! Një objekt që ka ekzistuar, që është përdorur për shumë qëllime, ia vemi një pllakë dhe kemi të drejtë ta emërtojmë si të duam! Me rëndësi është që të krijojmë përshtypje makari edhe të rrejshme se në BFI po punohet, heeeeeej, po themelohen institute, ndërsa, tërë këtij mashtrimi optik, Qani Nesimi, hanëmingja e Myftinisë së Tetovës, ia bën aminin pa fije të perdes së turpit. Kështu duhet të bëhet, dhe, të pashpirtit mendojnë se po bëjnë punë të hajrit! Në fakt, vetëm sa po mudohen t’i mbulojnë punët e pista.
Me Institutin e hifzit në Gostivar, nuk mbulohet dështimi me Qendren Tregtare dhe as dëmet e deritanishme që u shkaktuan. Të babziturit pas vakëfit e kanë haram ta zënë ngoj Kuranin, bukurleximin, hifzin, islamin, myslimanllëkun… Ata mund t’i gënjejnë qytetarët e Gostivarit, edhe mushavirin turk, këtë poetin oborrtar, por jo edhe Allahun e Gjithëdishëm.(1kliklarg)
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëv...
-
(I plotësuar) - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u ...
-
Avdil Jakupi – Cakalli Un ë jam me Sllupcanin, kalanë e pamposhtur të Karadakut. Më fal kombi im, zuzaria dhe lypsaria, nëncimi de trad...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: