Shqipëria nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë lidhur me rastin e Kumanovës, megjithatë autoritet shqiptare kërkojnë që procesi të jetë transparent dhe në përputhje me standartet europiane.
“Shpresoj se të gjitha autoritet e maqedonisë, në mënyrë të veçantë ato gjyësore do të jenë të interesuar për të demostruar standarte evropiane, përderisa anëtarësimi në NATO dhe BE është qëllim i përcaktuar i Maqedonisë”- tha presidenbti Meta.
Për dallim nga rasti i Kumanovës për të cilin presidenti Meta ishte më i përmbajtur duke e quajtur çështje të brendshme të Maqedonisë, për rastin e Edmond Temelkos shfaqi më shumë interes, pasi Temelko posedon dy pasaporta të të shqipërisë të maqedonisë.
“ Lidhur me këtë çështje unë do të theksoja se çdo shtetas duhet të respektojë ligjet e vendit ndaj të cilit është shtetas, në rastin konkret z. Temelko ka dy nënshtetësi. Unë kam përcjell shqetësimin tek presidenti Ivanov dhe kryeparlamentari Xhaferri, kohë më parë, pasi kemi të bëjmë me një figurë publike, por mbi të gjitha me një çështje shumë të rëndësishme humanitare, me një gjendje shëndetësore kritike dhe lehtësisht të verifikueshme.”- tha presidenti Ilir Meta.
Sipas presidentit Ivanov, duke qenë se janë ngjallur dyshime se vallë a do t’i mbijetojë Temelko procesit gjyqësorë, shqetësimin e presidentit Meta e ka përcjellur deri edhe tek kryeministri, me qëllim që të akuzuarit të PPS ti jepet kujdesi i nevojshëm.
“ Kemi biseduar për Edmond Temelkon në telefon, por kemi biseduar edhe sot, sepse presidenti Meta shfaqi shqetësim për gjendjen shendetërose të Temelkos, duke qenë se ai është shtetas i Shqipërisë dhe zyrtarë, gjithashtu. Andaj z. Meta kërkoi që t’i mundësojmë kujdesin e duhur, sepse gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë duke ngjallur dyshime se vallë a do t’i mbijetojë procesit”- tha presidenti Gjorgje Ivanov.
Në fjalimin e tij Meta tha se inkurajon forcimin e mëtejmë të bashkëjetesës në Maqedoni si dhe progresin e për çështjen e gjuhës. Sa i takon këtij ligji për gjuhët, presidenti Ivanov tha se ai sëbashku me kabinetin po e ndjekin procesin dhe se kur ligji do të kalojë në presidencë, ai do të japë qëndrimin e tij në përputhje me kushtetutën dhe me ligjet e Maqedonisë.
Këto deklarata dy homologet i dhanë në konferencës e përbashkët e cila erdhi pas takimit tek-a-tek mes tyre.
Presidenti Meta sot u prit me ceremoni shtetërore në Vilën Vodno, ndërsa gjatë ditës takim pati edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin. Gjatë vizitës dy ditore në maqedoni, presidenti i shqipërisë në prag të 109 vjetorit të Ditës së Alfabetit do të vizitojë edhe Manastirin.
Këto deklarata dy homologet i dhanë në konferencës e përbashkët e cila erdhi pas takimit tek-a-tek mes tyre.
Presidenti Meta sot u prit me ceremoni shtetërore në Vilën Vodno, ndërsa gjatë ditës takim pati edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin. Gjatë vizitës dy ditore në maqedoni, presidenti i shqipërisë në prag të 109 vjetorit të Ditës së Alfabetit do të vizitojë edhe Manastirin.
No comments: