Mulla Sula së fundmi u ftua nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë ku iu tërhoq vërejtja dhe ku u qortua ashpër duke kërkuar me urdhër të prerë që urgjentisht ta harrojë donacionin e Arabisë Saudite për Myftininë e Kumanovës. Sapo u kthye nga Tirana, Mulla Sula menjëherë inskenoi një situatë të re. Si terren të përshtatshëm për destabilizim tragjik gjeti Ropalcën
Shkruan Hasan Kamberi
Qenie më të keqe se Mulla Sula nuk e bën më nëna! Ndryshe, si të shpjegohet fakti që ai i ndërsenë kushërinjtë në mes vete, duke shpresuar në tragjedi familjare! I djallëzuar deri në pikë të fundit kur është në pyetje interesi i vet që shpërthen nga shpirti i babëzitur i tij.
Ka kohë që Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, uzurpatori i BFI në RM, bën plane e skenare se si ta destabilizojë Myfininë e Kumanovës, ashtu siç e bëri me Myftininë e Shkupit. Intrigant e sajues perfekt i situatave të paparashikueshme. Brenda 3-4 viteve me BFI-në e bëri atë që ia deshti shpirti. Eliminoi myftinjë (Manastir, Prilep) në momentin që po kryheshin të gjitha procedurat e dorëzimt të dokumentave të nevojshme për bonot me vlerë në vend të kthimit të vakëfeve. I shkarkonte myftinjtë e vjetër dhe emëronte myftinjë të rinj të cilët as që kishin haberin se çka janë ato bona me vlerë. Në Myftininë e Shkupit i ndezi “baroti” në momentin kur u bind se duhet të hidhet në aksion për vjeljen e të mirave që do të vinin nga oborri i ish-Higjienës Komunale “Komunalec”! Mulla Sula nuk do të pranonte që t’i dështojë edhe një mundësi pasurimi personal, siç i dështoi përpjekja e tij për ta keqpërdorur malin disa hektarësh në “Karadakun e Karshiakës” për të shitur drunj pa e hetuar askush! Intrigat e tij ishin më të fuqishme se devotshmëria e stafit të Myftinisë së Shkupit, kështu që, ata u shkarkuan dhe në vend të tyre erdhi një staf në krye me një myfti kukull, me përgatitje jo adekuate profesionale dhe pa kurrfarë personaliteti prej myftiu, siç ishte Rexhep Jusufi, i pensionuar por që akoma ia mbanë ison Mulla Sulës në zhvatje të kësaj Mytinie.
Donacioni i Arabisë Saudite nuk mundet të futet në xhepin e Mulla Sulës
Prroblem i doli edhe me Myftininë e Kumanovës! Nuk la intrigë e skenar pa thurur për ta destabilizuar myftiun aktual Abedin Imerin, të cilin madje, në mbledhjen e fundt të Rijasetit e provokoi shumë keq, duke i sharë nënë e grua. Myftiu Abedin Imeri nuk do të provokohet, sepse, ia dinte synimin Mulla Sulës.
Pse Mulla Sula e vuri me radhë në shenjestër Myftininë e Kumanovës? Pse Myftinia e Kumanovës nuk ra në pozita të dëgjueshmërisë prej vasali si Myftinia e Gostivarit? Pse nuk u krua me Myftinin e Tetovës? Në të gjitha këto tre myftini janë bërë investime kapitale në objekte konkrete. Vetëm në Myftininë e Kumanovës ndihma finansiare do të vinte në mjete materiale, kurse në Myftininë e Tetovës, investimet do të bëheshin direkt nga finansieri turk, duke e anashkaluar BFI-në “si hajneshë” dhe duke ua kryer pagesat drejtpërdrejt firmave ndërtuese. Myftinia e Gostivarit, konkretisht, Shaqir Fetahu, duke e ditur se është i padëshirueshëm në terren, sepse tashmë është deshifruar kodi i tij prej spiuni i UDB-së, do të provojë ta përfitojë të paktën përkrahjen e Mulla Sulës, i cili do t’ia ofrojë me kusht që përqindje e konsiderueshme e të hyrave nga finansuesit nga BIZH, të derdhet në xhepin e Mulla Sulës, kurse firma që do ta fitojë tenderin për ndërtimin e “qendrës tregtare” fillimsht t’ia ndërtonte shtëpinë pallat Mulla Sulës në Sullare të Epërme!
Ky skenar nuk i ndezi Mulla Sulës në Kumanovë, sepse, myftiu Abedin Imeri, jo njëherë ua kishte refuzuar të gjitha lojërat për ta nënshtruar. Jo njëherë myftiu në fjalë ishte akuzuar se po sjell shumë pak para në kacën e BFI-së ndërkohë që Kumanova ka më së shumti profesorë dhe edukatorë në Medrese e në FSHI! Që kur myftiu Abedin Imeri ju kishte thënë se ky parim duhej të shoshitej në relacion Sullare-institucione arsimore të BFI-së (pasi që nga Sullarja nuk hynë më shumë se 3-4 mij euro në vit, ndërkohë që nga ky fshat në Mederse, në FSHI e Rijaset janë të punësuar mbi 20 persona), povokimet e kësaj natyre kishin pushuar. Mulla Sula provoi me forcë dhe me shantazhe që ta frikësojë Abedin Imerin dhe t’ia zhvatë donacionin prej mbi 300 mij euro të donuara nga Arabia Saudite në përkrahje të një projekti që e kishte shtruar kjo Myftini deri te finansiarët arabë. Mulla Sula, u mundua që ta përdorë të njëjtin skenar siç e përdori me rastin e Mbrëmjeve Kuranore, atë natë kur u përdhos dhe kur u prish me Myftininë e Shkupit. Një rrebesh sharjes të pista derdhi mbi personalitetin e Myftiut të Kumanovës por ky e kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe kishte raportuar deri te donatori arab mbi sjelljet prej manjaku të Mulla Sulës i cili po i kanosesj kësaj Myftinie me qëllim që të heqte dorë nga ky donacion në të mirë të Mulla Sulës.
Pradaj edhe Mulla Sula së fundmi u ftua nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë ku iu tërhoq vërejtja dhe ku u qortua ashpër duke kërkuar me urdhër të prerë që urgjentisht ta harrojë donacionin a Arabisë Saudite për Myftininë e Kumanovës. Sapo u kthye nga Tirana, Mulla Sula menjëherë inskenoi një situatë të re. Si terren të përshtatshmë gjeti Ropalcën. U mundua që të hedhë benzin e gaca në mes të dy kushërinjëve, duke ia pamundësuar njërit (Jasir Jasharit) kryerjen e obligimeve fetare në xhaminë e këtij katundi dhe dekretimin në vend të tij të një imami tjetër. Babain dhe xhaxhain e tyre, Mulla Nazmiun, do t’ua shajë shumë keq dhe do të shpifë gjëra të paimagjinueshme për mendjen e shndoshë. I biri do të tërhiqet dhe nuk do të pranojë për asnjë çmim zënkë familjare, kurse i dyti, nipi, do të solidarizohet me sharjet dhe me shpifjet e Mulla Sulës, duke mos kuptuar se së shpejti do ta ndezë xhematin kundër tij, në rast se nuk do të prodhohej ndonjë ngatërresë ndërvëllazërore. Ngjarjet eventuale tragjike do t’i shërbenin për të marrur masa kundër Myftiut Abedin Imeri dhe kundër stafit të tij, si të paaftë për t’i zgjedhur ngatërresat në territorin e tyre. Dhe ja, skenari dhe intriga e cila Mulla Sulën do ta sillte deri te fshirja e asaj shume 300 mij euroshe e donuar nga Arabia Saudite.
Solidariteti me Mulla Nazmiun
Megjithatë, kjo djallëzi e Mulla Sulës, në fakt prodhoi një solidaritet ndër imamësh, solidaritet të imamëve me Myftininë si dhe solidaritet të xhematit me Mulla Nazmiun. Ky solidaritet e lakuriqësoi Mulla Sulën nga planet e tij të djallëzuara, duke kërkar prej tij që t’i lë praktikat e etiketimit të teologëve të vendit, të cilët nuk do të pranojnë me asnjë çmim që të shndërrohen në lakej të Mulla Sulës. U kërkua institucionalisht nga Mulla Sula që të dalë dhe t’i mbrojë publikisht hoxhallarët e vendit nga akuzat, shpifjet dhe insinuatat që po vijnë nga elementë antiislam dhe antikombëtar. Pa asnjë dyshim, nga këta elementë është përfshirë edhe Mulla Sula i cili tashmë e ka sjellë BFI-në buzë një falimentimi total. Mulla Sula insiston që ky falimentim të përshkohet nga efekti domino: me BFI-në të falimentojnë edhe organet saj. Fajtori i falimentimeve duhet të ngelë jetim! Këtë prapështi e synon Mulla Sula i djallëzuar.
No comments: