Ambasadori italian Carlo Romeo sot ka qëndruar për vizitë në komunën e Studeniçanit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Azem Sadiki.
Në këtë takim siç bëhet e ditur, Romeo dhe Sadiki kanë biseduar për punët e realizuara në këtë komunë, duke shprehur mirënjohje për punën e kryetarit të kësaj komune gjatë mandatit të kaluar. Ambasadori italian theksoi se mbështet kreun e kësaj komune, në realizimin edhe të projekteve të tjera të planifikuara, siç është ndërtimi i tre hidrocentraleve.
“Sot kishim nderin dhe knaqësinë që ta kemi musafir ekselencën e tij Ambasadorin e Italisë z. Carlo ROMEO dhe zëvendës shefin e misionit Dr. Alessio LIQUORI. Ambasadori shprehu urimet për mandatin e ri dhe gadishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me komunën tonë. Bashkë me ambasadorin vizituam edhe lokacionin ku do të fillojnë punimet në ndërtimin e tre hidrocentraleve nga firma italiane INDIGO-HIDRO ENERGI dhe përfaqësuesin e firmës Filippo Unterhofer”, theksoi Sadiki.
Sipas tij, në komunën e Studeniçanit edhe tjetër firmë italiane është duke ndërtuar hidrocentrale, ndërsa është theksuar bashkëpunimi edhe në sfera tjera. (INA)
No comments: