Jemi thellësisht të indinjuar nga një shkrim shumë i fëlliqtë i pisave të kombit, të cilët, edhe një herë marrin hov për të na i sharë, etiketuar dhe njollosur hoxhallarët tanë.
Autori anonim i shkrimit, i cili kishte marrrë guxim që të shpifë kundër Molla Nazmiut nga Ropalca, ia bëjmë me dije se, po ky hoxhë, plotë tridhjetë vjet na ka shërbyer neve si xhemat, na i ka hapur shtigjet e dijes, na ka motivuar që të shkollohemi, që të arsimohemi, na ka motivuar që ta duam fenë, kombin dhe atdheun tonë.
Asnjë pis në këtë dynja që nuk mund ta njohë më mirë se ne Molla Nazmiun, të cilin e përcollëm me lotë në sy për në pension. Molla Nazmia e meriton respektin tonë, por edhe të të gjitha strukturave të BFI-së. Molla Nazmia duhet të respektohet edhe nga çdo media, nga çdo portal e rrjet social, sepse, ai denjësisht i ka shërbyer xhematit të vet. Molla Nazmia gjithnjë ka ngritur zërin kundër padrejtësive dhe kundër shtypësve të shqiptarëve në rajonin tonë, Molla Nazmia gjithnjë na ka këshilluar e na ka udhëzuar që të jemi sa më të drejtë, ta duam drejtësinë dhe askujt të mos i hymë në hak. Si i këtillë, ai ka qenë i respektuar edhe nga të gjithë organet e BFI-së, përfshirë këtu edhe nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Ne e dimë që ky respekt është përcjellë edhe përmes miqësisë së tyre të ngushtë, prandaj, urgjentisht kërkojmë reagim të Mulla Sulës që të dalë në mbrojtje të hoxhës sonë dhe të mikut të tij të hershëm. Kërkojmë nga Mulla Sula që të bëjë përpjekje që të stopohen të gjitha njollosjet që i bëhen teologëve tanë. Nga Mulla Sula kërkojmë që të distancohet urgjentisht nga shpifjet, insinuatat dhe sharjet që bëhen në adresë të njërës nga figurat tona më të respektuara, Molla Nazmi Jasharit. Molla Nazmia nuk i shërbeu për kaq vite xhematit që në fund të braktiset në makinerinë e pisave të kombit.
Po theksojmë se, ne, xhemati i xhamisë ku ka shërbyr Molla Nazmia, jemi njohës më të mirë të prsonalitetit të tij dhe, si të tillë, mohojmë në menyrë kategorike të gjitha ato insinuata policore që vijnë nga dora e pistë e mjeranëve dhe e antifetarëve. Ne, si xhemat, jemi mburojë e gjallë e figurës së nderueme të Molla Nazmi Jasharit.
Prandaj, kërkojmë edhe nga Molla Sula, por edhe nga BFI-ja e tij si dhe nga Rijaseti i tij që të ngris zërin dhe mos të lejojnë që të njolloset figura e personaliteteve fetare, siç është Molla Nazmi Jashari.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Afrim ef. Tahiri nga Shkupi që nga vitet e para të fëmijërisë së tij iu përkushtua me plot zellshmëri mësimit të Kur’anit famëlartë. Si...
-
Një ndër figuarat e shquara të luftës së UÇK-së nga Derveni i Shkupit, Azbi Nuredini, ka goditur ashpër klanin e Kërçovës, i cili tani e ...
-
Kreu i BFI-së para ca kohe ua ndaloi hoxhallarëve të përmendin politikën në fjalimet e tyre, por nuk është problem nëse vetë Reisi Sulejm...
-
Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të mblidhet sot në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski. Në seancë, si...
-
Analisti politik nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka shigjetuar shqiptarët që po përkrahin dhe po anëtarësohen në partitë maqedonase, transme...
-
Do “alima” të mëdhenj, do “fetfaxhinj” cukla-cukla, do “sheriatlinjë” që shesin dinin në këmbim të një epiteti eksitue, do profesora që lejo...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com


No comments: