Partia Demokratike Shqiptare sot më 12.10.17 mbajti tubimin e saj në Bogovinë. Para një numri të madh të aktivistëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Fekri Jusufi, bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së, si dhe kandidati për kryetar të komunës të Bogovinës, Elvir Iseni, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së, që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë komunë.
Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash theksoi se nuk do të ketë asnjë trysni nga PDSH për ti ndarë njerzit dhe se PDSH do ta ndërpres traditën e keqe të udhëheqjes me pushtetin lokal, duke imponuar transparencë të plotë para qytetarëve. Thaçi më tej potencoi se kandidatët e PDSH-së kanë mbështetje të plotë nga akademia politike e PDSH-së për të udhëhequr me proceset politike dhe se PDSH do ta kanalizojë politikën drejt realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve.
No comments: