Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sot, nëpër disa portale të kontrolluara dhe të finansuara prej Mulla Sulës nga arka e fitrit dhe zeqatit të BFI-së, na u botua një informatë sipas të cilës “reisi” na e paska vizituar Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë dhe, me këtë rast, Mulla Sula na i paska mbyllur të gjitha “shtegjet” e shpifjeve dhe të dezinformatave!
Pse e ka kaq imediate këtë nevojë Mulla Sula? Pse me kaq zell troket në derën e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë? Pa dyshim që kjo Ambasadë, mbulon edhe Maqedoninë dhe Kosovën, myslimanët e të cilëve nuk e ka ndërmend dhe as në politikën shtetërore që t’i ndëshojë për shkak të “reisave” matrapazë.
Ambasada e Arabisë Saudite sot Mulla Sulën e ka pranuar si “institucion” dhe jo si personalitet! E pranon si përfaqësues të myslimanëve të Maqedonisë, ndonëse i diskutueshëm dhe ilegjitim, dhe jo si Sulejman Rexhep!
Sulejman Rexhepi tashmë është i nënvizuar me të verdhë në “listën e zezë” arabe, ndërsa kjo nuk do të thotë se duhet të ndëshkohen të gjithë myslimanët e Maqedonisë. Mulla Sula do të pranohet në ambasadë dhe do të dëgjohet për hallet që kanë myslimanët e Maqedonisë. Për Arabinë Saudite amanet janë myslimanët e Maqedonisë dhe jo Mulla Sula që shanë dhe ofendon kulturën, civilizimin dhe arsimmin arab! Mulla Sula sikur të kishte vetëm pak respekt për Ambasadën arabe në Tiranë, nuk do ta fuste aty “lavatriçen” e parave të pista të tiij, Mustafa Dautin. Apo, dy pisa kur janë njëri pranë tjetrit në shoqëri, ndjehen më të sigurtë! Nuk po i shiten dardhat Mulla Sulës, jo!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top