Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dikur e kishim një BFI që e ndihmonte edhe procesin kombëtar. Sot e kemi një BFI për të cilën themi: na ishte dikur një BFI, sot është, thjesht, një firmë private e Mulla Sulës në falimentim. 

Shkruan Agim Z. Fazliu


Duke marru shkas nga një shkrim i publicistit të humbur për një kohë të gjatë, Avni Halimit, me titull "Sulejman ef. Rexhepi simbol reprezentues dhe unifikues i të gjithë myslimanëve të vendit", si dhe duke i përcjellë një sërë reagimesh e ofendimesh kundër tij, shpreha dëshirë që edhe unë, paksa më i moshuar, të jap opinioni tim mbi këtë çështje. Pozicioni aktual i Avni Halimit po ma kujtoj pozicionin e Ismail Kadaresë në kohën e Enver Hoxhës. Avni Halimi është një shkrimtar mjaft i respektueshëm te shqiptarët e Maqedonisë, është shumë i lexueshëm dhe i botuar këtu e në Kosovë dhe Shqipëri. Avni Halimi ka bërë një mëkat shumë të madh që në mes të Institucionit fetar, BFI-së, na e lavdëron shejtanin më të madh, antifetarin më të tmerrshëm në historinë e BFI-së, Mulla Sulën.

Lexova një shkrim se si Mulla Sula vazhdimisht ka shkaktuar konflikte me bashkëpunëtorët e vet dhe me "rrebeluesit" e ndryshëm që nuk pajtohen me të, me qëllim që pastaj të kërkojë zyrtarisht të futen brend BFI-së shërbmet policore dhe udb-ja për t'i rregulluar punët e hoxhallarëve. Strategji shumë e pistë kjo e Mulla Sulës. Duke qenë në situata të palakmueshme, duke pretenduar se po e shpëton BFI-në 600 vjeçare, ai ua hap dyert shërbimeve policore sekrete dhe, sa herë që këta shërbime nuk kanë shprehur ndonjë interesim për të depërtuar më thellë, Mulla Sula është mbështetur për muri, me frymëmarrje të vështirësuar deri në ballajdisje. Shërbimet sekrete nuk kanë pasur nevojë që të ndërhyjnë e të futen brenda, sepse, brenda e kanë pasur vetë Mulla Sulën si bashkëpunëtorë sa të mirë aq edhe naiv, sa profesional aq edhe antikombëtar.

Po si futeshin pastaj kundërshtrët e tij, si bëhej puna që Mulla Sula të lëshonte pe dhe brenda t'i fuste të gjithë ata hoxhallarë "spiunë e udbashë" të cilët i kishte etiketuar më parë. Sepse, çuditërisht, të tjerët që ishin jasht BFI-së, të tjerët që nuk kishin kurrfarë lidhje me këtë Institucion, për t'ia ruajtur reputacionin dhe për ta rikthyer respektin te hoxhallarët, si drejtues të fesë, ndërhynin, qoftë si individë, qoftë në grupe dhe, e zbusnin situatën, duke e sjellë një pajtim dhe një paqe në mes të kunërshtarëve. Pastaj punët shkonin si në vaj!

Kështu ka qenë puna edhe me Jakup Selimovskin, kështu ishte edhe me Mulla Jakupin e Sllupçanit, kështu ishte edhe me Mulla Zekën (Zeqirja Bajramin), kështu ka qenë edh më komplet hoxhallarët e Tetovës, kështu ka qenë me hoxhë Bekir Halimin e deri tek i fundit, Muhamer Veselin! Kështu ishte edhe me myftitë Pëllumb Veliun e Taxhudin Bilimin! Me të gjithë ishte copë-copë! Ishin të gjithë të këqinj e veçse Mulla Sula i mirë, apo të gjithë të mirë që pranuan t'ia shtrijnë dorën e pajtimit Mulla Sulës shejtan!

Tani ky farë "lideri" e dimë që e ka një luftë të ashpër dhe të pafitueshme me Afrim Tahirin, ish-bashkëpunëtorin me të zellshëm, më besnik dhe më të palodhshëm të tij! Që kur doli nga BFI-ja Afrim Tahiri, ky Institucion ka marrur teposhtëzen. Turpi i fundit ndodhi me vjedhjen e haxhilerëve! Do me thënë qenka dëbuar Afrim Tahiri që të tjerët të kenë mundësinë dhe ta devalvojnë kushtin islam si mundësi të lejueshme për vjedhje?!

Pra, nëse më parë BFI-ja ishte me plotë miq e dashamirë, si nga popullata civile ashtu edhe nga partitë e ndryshe politike, sot ky Institucion është absolutisht pa miq. Edhe vetë unë kam qenë mik i madh i kësaj shtëpie dhe kontribues në shumë pajtesa në mes të Mulla Sulës dhe kundërshtarëve të tij. Por, me largimin e Afrim Tahirit kam kuptuar se Mulla Sulës nuk i intereson as feja, as BFI-ja, por, thjesht, largimi i barrierave në vjedhje, në zhvatje e në shkatërrim të BFI-së e të fesë.

Dhe, u bëmë rezili rrusfaj, medet! Nuk ka ditë që nuk shkruhet kundër Mulla Sulës, nuk ka ditë që nuk hapet nga një aferë kundër tij, nuk ka ditë që nuk shpaloset nga një e bëmë e pistë e Mulla Sulës. Thjesht, BFI-ja na është shndërruar në bastion i punëve të pista! Kurrë më e kritikuar nuk ka qenë BFI-ja, kurrë në historinë e BFI-së nuk kemi qenë me një "lider" kaq të përfolur, kaq kontravers e kaq pis si Mulla Sula.

Për hirë të islamit dhe në të mirë të BFI-së, si Institucion i vetëm unifikues i myslimanëve të vendit (dhe jo Mulla Sula, siç na e përshkruan Avni Halimi), do të kisha lutur deri te njerëzit që kanë sado pak ndikim te ky i pamend, që ta ulin dhe ta detyrojnë në një kompromis, me qëllim që të pushojnë të gjitha këto shkrime e denigrime të turpshme. Kompromis tjetër nuk ka, zhvillim dhe përparim tjetër nuk ka përveçse futja e reformatorëve të BFI-së brenda Institucionit dhe largimi i Mulla Sulës, me një përbetim se do të mbyllen të gjitha portalet, do të heshten të gjitha shkrimet dhe zërat denigruese. Mjaft më u bënë gaz i botës. Nuk e di se si i rrihet në kry të BFI-së Mulla Sulës duke u përballur me dhjetra afera të rënda në ditë! Nëse është e vërtetë se ka shumë padi penale kundër Mulla Sulës dhe se të gjithë do të procesuohen sapo të marrë frymë pak më lirshëm prokuroria e shtetit, atëherë, porta e turpit veçsa do të hapet. Prandaj, si më i moshuar, apeloj, madje edhe deri te Ali Ahmeti, që ta ulin këtë farë matufin, Mulla Sulën, dhe ta detyrojnë të largohet, kurse reformatorët të detyrohen që t'i tërheqin të gjitha proceset gjyqësore dhe t'i mbyllin të gjitha ato portale e redaksi me dhjetra të punësuar brenda me qëllim që t'i investigojnë të gjitha dallaveret e turpshme të BFI-së dhe Mulla Sulës.

Dikur e kishim një BFI që e ndihmonte edhe procesin kombëtar. Sot e kemi një BFI për të cilën themi: na ishte dikur një BFI, sot është, thjesht, një firmë private e Mulla Sulës në falimentim.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top