Rruga në mes të teatrit shqiptarë dhe Bit Pazarit në Shkup është
shkatërruar tërësisht nga pakujdesia e makinave që kalojnë aty çdo kohë,
si dhe nga materiali i dobët që është përdorur për rregullimin e saj.
Frekuentuesit e kësaj rruge ankohen dhe gishtin drejtojnë të Komuna e
Çairit, ku sipas tyre duhet të vendos rregull që së pari të ndalojë
makinat dhe më pas të rregullon një herë e mirë këtë rrugë me materiale
të standardit të lartë, njofton Portalb.mk.
“Siç e shikoni edhe vetë kjo rrugë është e shkatërruar dhe nga
tregtarët që kanë dalë të shesin në rrugë, nga mallrat e tyre të
shpërndara jashtë pazarit si dhe makinat të cilat janë shumë të shpeshta
këtu, është shumë e vështirë të kalohet. Komuna e Çairit duhet të merr
masa”, tha Hasan J. banor i komunës së Çairit.
“Tërë kohën është mbushur me mbeturina kjo rrugë dhe askush nuk e
pastron, për këtë nuk them se tërë fajin e ka komuna se edhe qytetarët
duhet të jenë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për pastërtinë, pasi që
është pazar ku shitet kryesisht ushqim, por edhe komuna duhet të jetë më
rigoroze, se pari të bëjë pastrimin e duhur e më pas të sanksionoj ata
nuk respektojnë rregullat.
Gjë që Çairi nuk e ka, secili vepron në kundërshtim me rregullat që duhet t’i ketë çdo komunë”, tha Arjeta R.,banore.
Nga ana tjetër shitësit fajësojnë automjetet dhe kualitetin e dobët,
pasi që thonë që po të ishte materiali më i fortë do të ishin më të
qëndrueshme.
“Ne kemi dyqane këtu dhe çdo ditë jemi këtu, shohim se si automjetet
që kalojnë çdo dit jo vetëm që krijojnë kaos por gjithashtu dëmtojnë
rëndë edhe pllakat të cilat tani shpejt janë vendosur”, tha Ridvan G.,
punonjës në Bit Pazar.
Gjithashtu edhe qytetarë të shumtë u ankuan në faqen e OJQ ‘Duam Çair
të Pastër’, të cilët postuan fotografi dhe shprehën revoltën e tyre
lidhur me mos funksionimin e institucioneve komunale në mënyrën e duhur
dhe të përgjegjshme.
Nga komuna e Çairit kohë më parë thanë për Portalb.mk që
kjo rrugë sërish do të rregullohet pas rikonstruimit të Bit Pazarit,
mirëpo ky projekt i famshëm ende nuk është askund afër
realizimit./Portalb
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për RTV Dukagjini për herë të parë ka folur për detaje të reja për rastin e Kumanovës, se kus...
-
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari....
-
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në komunën e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me stru...
-
Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati sot ka pritur selektoein e reprezentacionit të federatës së xhudos Goran Mickivski dhe xhudist...
-
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenis...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: