Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, po e viziton Universitetin e Tetovës, ku u takua me zëvendës-dekanin Arben Çeliku.
Në fillim të ligjëratës së tij para studentëve të Universitetit të Tetovës, Davutogllu tha se kur viziton Tetovën, nuk e ndjen veten si i huaj. Davutogllu, i cili është edhe doktor “Honoris Cauza” në Universitetin e Tetovës, theksoi se e ndjen veten si pjesë e stafit akademik të UT-së.
No comments: