Nga Naser Pajaziti
“Benvenuto Shkendija” ishte fjala e policit italian në sportelin
pritës në aeroportin e Milanit, që ishte i njohur për mbërritjen e
ekipit të KF “Shkëndija”, për sfidën historike në San Siro përballë
gjigantit evropian AC Milan.
Përballja në San Siro është sfidë edhe për Lazim Destanin, pronari i
kompanisë së mirënjohur “Ecolog”, i cili po bën histori të re në
futbollin shqiptar, që kur mori në duar drejtimin e klubit të traditës
të Tetovës.
Biznesmeni i suksesshëm 63 vjeçar nuk e fsheh se me bindje dhe besim
të plotë do të ulet në San Siro përballë “bossëve” kinez të
konzorciumit “Rossoneri Sport Investment Lux” , që janë pronarët e
rinj të klubit milanez.
Në frymën e njejtë është edhe skuadra e djelmoshave, vlera e të
cilëve në tregun e futbollit shkon në një milion euro përballë qindra
miliona eurove të kuqezinjëve nikoqir.
Por, pika e fortë e tyre është uniteti në skuadër dhe loja e përbashkët që bëjnë tanimë dy vite.
Destani thotë se nuk do të dorëzohen dhe se ekipi i tij spikatë me
veçantinë që ka, duke mos u ndjerë në hendikep përballë gjigantit
evropian.
“…Me guxim e mençuri në fushën e gjelbër ta jepni maksimumin dhe të
dilni që andej, kryelartë, me dinjitet e me fitore! Mirupafshim në ‘San
Siro”, ishte porosia e tij para lojtarëve para nisjes për Milano.
Impresionet para ndeshjes nuk i fsheh as gazetari i mirënjohuri i
sportit Reshat Ibrahimi, që thotë se “milionat, tradita, talentet dhe
eksperinca është tek milanezët, por lojtarët e Shkëndijës kanë zemër,
unitet në ekip, dhe mezi presin për të blinduar në fushë blerjet e
fundit të kinezëve.
Vlerat e klubit nga Tetova spikasin edhe në aspektin organizativ dhe promovimin e tij para italianëve.
Ky rrugëtim nga Tetova në San Siro është një histori në vete, që
pavarësisht rezultatit, do të shkruhet në analet e historisë së
futbollit shqiptar.
16 maj, Milano
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Opinionistja Adelina Marku konsideron se, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë pushtetit prej më shumë se një dekade ka varfëruar dhe b...
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Tani ka ardhur koha që të gjithë të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së të mbështesin ndryshimet dhe së bashku, vetëm së bashku ta çojmë Maq...
-
Një raport vjetor mbi Kosovën i dhënë nga Këshilli Konsultativ i Sigurisë pranë Byrosë së Sigurisë Diplomatike në Departamentin amerikan t...
-
Vjollca Hoti Albini, Vjosa dhe Vetëvendosja janë fituesit më të mëdhenj në këtë situatë. Pas kësaj rënie të qeverisë, ata do të ngriten...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: