Biseda telefonike të siguruara përmes Masave të Posaçme Hetimore
(MPH), procesverbale, foto-dokumente nga ngjarja, njoftime, ekspertiza
të celularëve, të armëve, analizave të ADN-së, rezultateve të
obduksioneve dhe një pjesë të madhe të “argumenteve materiale” u
prezantuan sot në fjalën përfundimtare të prokurorisë kundër pjesëtarëve
të Grupit të Kumanovës, shkruan mk.mk.
Në një material prej 40 faqesh prokurorët Vilma Ruskovska dhe Naum
Panovski, prezantuan analizën e “argumenteve dhe Masave të Posaçme” dhe
disa orë rresht i prezantuan para gjykatës.
Sipas prokurorisë, “grupi terrorist” në Maqedoni është futur me
arsenal të madh të armëve që e kanë ruajtur në mal dhe qëllimi i tyre
kryesor ka qenë “rrezikimi i jetës dhe trupit të qytetarëve dhe shkaktim
të kërcënimit të përgjithshëm”.
Më 8 maj, sipas prokurorit Panovski, është zhvilluar nj bisedë
telefonike, në të cilën Muhamed Krasniqi – Komandant Malisheva bisedon
me një person të panjohur në burg.
“Gjithçka është gati. Ne jemi gati në të gjitha anët, vetëm edhe juve
të ju nxjerrim prej atje”, është pjesë e bisedës me personin nga burgu.
Në bisedën telefonike, tha prokurori Panovski, të akuzuarit kanë
realizuar kontakte mes veti, me udhëheqësit e grupit, me persona nga
jashtë, me përfaqësues të OSBE-së, kurse në një pjesë të fjalëve
përfundimtare është përmendur edhe një bisedë telefonike me deputetin e
BDI-së, Artan Grubi, për të cilin të akuzuarit në seancat e mëparshme
kërkonin nga gjykata të jetë dëshmitar bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali
Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas prokurorit, në bisedat telefonike të akuzuarit merren vesh se
si të grupohen, ku të vendosen, e kanë kontrolluar lëvizjen e policisë,
merren vesh për sulmin ndaj stacionit policor në Gushincë dhe për
“sulmet terroriste në Kumanovë”, janë koordinuar gjatë tërë kohës së
lëvizjes së tyre dhe kanë shkëmbyer informacione për prezencën e
policisë dhe rreth asaj nëse policët janë të uniformuar, dhe janë marrë
vesh për të pritur pjesëtarë tjerë të grupit.
“Koordinatat u janë dhënë nga personat me të cilët kanë komunikuar
dhe të cilët prokuroria i ka me emra të koduar, janë në drejtim të
bashkimit, të jenë në numër sa më të madh dhe të përfshijnë edhe anëtarë
tjerë në grupin terrorist. Në bisedat telefonike të siguruara përmes
Masave të Posaçme Hetimore ka edhe biseda ku dëgjohen këto fjalë: “A
dëgjove se plasi puna, policia na zbuloi”, tha prokurori Panovski.
“Në këtë pjesë kur grupi terrorist ka kuptuar se është zbuluar, kanë
kërkuar edhe përforcim, kurse ka pasur edhe kontakte telefonike që të
dorëzohen”, tha Panovski. Në këtë pjesë të fjalës përfundimtare,
prokurori Panovski e përmendi edhe emrin e deputetit të BDI-së, Artan
Grubi, i cili ka negociuar për dorëzimin. Sipas dëshmive të siguruara me
masat e posaçme hetimore, komandant Malisheva ka thënë se grupi do të
dorëzohet, por vetëm nëse vjen OSBE. Panovski nuk ka dhënë detaje tjerë
për bisedat e Grubit, që ka detyruar pjesëtarët e grupit dhe avokatët e
tyre të dyshojnë se prokuroria po e mbron deputetin e BDI-së.
“Më 9 maj kur terroristët u përplasën me policinë, prokuroria si
dëshmi ka siguruar bisedë në të cilën komandant Malisheva bisedon me një
person të panjohur i cili i thotë: ‘Snajperistët janë ngjitur mbi
ambulancë, po i shoh”, tha prokurori Panovski në fjalët përfundimtare./Lajmpress
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Afrim ef. Tahiri nga Shkupi që nga vitet e para të fëmijërisë së tij iu përkushtua me plot zellshmëri mësimit të Kur’anit famëlartë. Si...
-
Një ndër figuarat e shquara të luftës së UÇK-së nga Derveni i Shkupit, Azbi Nuredini, ka goditur ashpër klanin e Kërçovës, i cili tani e ...
-
Kreu i BFI-së para ca kohe ua ndaloi hoxhallarëve të përmendin politikën në fjalimet e tyre, por nuk është problem nëse vetë Reisi Sulejm...
-
Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të mblidhet sot në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski. Në seancë, si...
-
Analisti politik nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka shigjetuar shqiptarët që po përkrahin dhe po anëtarësohen në partitë maqedonase, transme...
-
Ditën kur ka ndodhur rrahja masive në këtë xhami, Sulejman Rexhepi është mburrur si një gjeldet: “kush nuk i bindet imamit që ka dekretin ...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: