Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan : Arben Aliu
Në këtë situatë shumë të vështirë, gati-gati të pa shpresë, vendosa të bëjë një dialog imagjinar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi.
Po kjo nuk është hera e parë dhe besoj jo vetëm unë, po shumë nga ne bëjmë bashkëbisedim imagjinar, bashkëbisedim virtual me Menduhin duke i thënë cka mos, po fundja kur jemi shumë keq mendja na shkon te ai, Menduh Thaçi.
O Menduh, u bë shumë keq bre! – nuk kemi punë, nuk kemi idare për familjen, të rinjtë dhe të rejat po na largohen nga vendi; – gjuha shqipe nuk është zyrtare, na vrasin, na burgosin, procese të montuara gjyqësore politike për shqiptarët,nuk jemi në NATO dhe BE; -të nëncmuar dhe të përbuzur; – nuk kemi ujë për të pirë,nuk kemi kanalizime, nuk kemi spitale, nuk kemi rrugë, nuk kemi ativitete kulturore, nuk kemi shkolla, nuk kemi cerdhe për fëmijë; – na mbytën plehrat, thithim ajër të ndotur,pluhuri madh ; – na i vjedhin parët tona dhe investojnë vetëm në mjediset ku jetojnë ATA, nuk na bëjnë hesap hiç; Do të thuajshë: – po çka bëjnë këta tanët në qeveri? Po leri ata edhe ti tash.
Alija dhe BDI për 16 vjet, na thotë se ; -na çliruan, na liruan, e bënë gjuhën shqipe zyrtare, hymë në NATO dhe BE, kemi bollëk aq shumë vende pune sa nuk kemi njerëz për të punsuar, shqiptarët nuk burgosen, nuk vriten, nuk plaçkiten,nuk ua vjedhin më paret, me ujë për pije me kanalizime me rrugë e shkolla..
E kemi edhe një tjetër, Zijadin Sela Ky i ka nja dy procedura gjyqësore për vjedhje kur qeveriste Strugën së bashku me VMRO-DPMNE. Sela reformator i madh sa që reformojë “lirinë” në tradhëti, për të na e shitur pastaj si vlerë!
Mos i harrojmë edhe ata të BESËS – një konglomerat mercenarësh e renegatë të financuar, sic thonë disa zëra, nga ekstremistë të botës arabe.Këndojnë hymnin kombëtar në foltoren e parlamentit pastaj u kërkojnë falje maqedonasve se i paskan fyer !!!-votojnë kuadrin e BDI, votojnë Zaevin e pastaj vajtojnë për “çështjen shqiptare”… Klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë, shumë po shumë të brengosur deri në zgjedhjen e Zaevit si kryeministër.
Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni?-lereni tash këto,nuk keni nevojë ju shqiptarët në Maqedoni për të drejta,për dinjitet…do shohim më vonë! Shumë keq jemi… Veç të merremi vesh Menduh, ti i ke fajet! Ismail Kadare në një vend thotë :”…edhe viktima ka shumë faj,e ka lodhur shumë xhelatin…”. Menduh duhet ta ndalish këtë zullum që po bëhet mbi ne. Si ?!- ti dinë! Mos harrojë për në fund, Menduh unë nuk kam votuar për ty ama shihë bënë diçka se kështu nuk durohet më !

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top