Me kulmin e orgazmës nga vetëkënaqësia mundohen zagarët e tij që ta paraqesin Mulla Sulën si trim që ia pushtoi rezidencën kryetarit të shtetit dhe, në çastin e pushtimit, me urdhër të tij, u këndua ezani!!! Filma amatorësh të denja për një mëhallë të ngulfatur nga primitivizmi klasik, të emituara nëpër portale ortodokse të korruptuara nga Mulla Sula. Ezani u këndua për t’i dëshmuar botës se sa pro-shqiptar e pro-islamik është Gjorgje Ivanovi
Shkruan Valdet Pozhari
Budallallëku i Sulejman Rexhepit, i të vetëshpallurit “reis”, mbrëmë arriti kulmin! Është obligim kombëtar i mediave shqiptare, i elitës shqiptare, i akademikëve, politkanëve dhe të gjithë personaliteteve që kanë derdhur gjak e djersë për të mirën tonë kombëtare që, më në fund t’ia tërheqin vërejtjen Sulejman Rexhepit dhe të mos guxojë më ta nëpërkëmbë identitetin tonë kobëtar e fetar!
Mulla Sula jo që nuk e di se kush është Gjorgje Ivanovi, jo që nuk ia njeh urrejtjen patologjike antishqiptare Gjorgje Ivanovit, jo që nuk ia njeh gjakimin dhe orientimin politik për një Maqedoni etnkisht të pastër maqedonase, por, mbi të gjitha, Mulla Sula i ka borxh Gjorgje Ivanovit, prandaj dhe pranon që të vihet në fushatë ortodokse për t’ia rregulluar sado pak imazhin tashmë të leckosur si mos më keq.
Pse Mulla Sula shkoi në iftar te Gjorgje Ivanovi pikërisht në Natën e Kadrit? Pse Mulla Sula i lëshon zagart e vet për të gënjyer se “mbrëmë për herë të parë me urdhër të Reisul Ulemasë u këndua ezan në rezidencën e Gjorgje Ivanovit”? Pse Mulla Sula nga një gafë katastrofale mundohet të arkëtojë pikë!
E para, ezani në rezidencën e Kryetarit të Shtetit është dëgjuar edhe vjet, edhe parvjet, por, nuk është folur për këtë me kaq pompozitet! Pse sot po?
Sepse, vjet e parvjet nuk ka qenë Gjergje Ivanovi me këtë imazh kaq të përbaltur nga naivitetet e tij nacionaliste antishqiptare! Sot e ka imazhin për ibret, prandaj turret Mulla Sula që para botës të dëshmojë se Ivanovi është i urtë, është popullor dhe i dashur edhe për një shqiptar i cili merr guxim dhe para tij e këndon ezanin, do me thënë, Ivanovi kënaqet, shkrihet tek e dëgjon ezanin!
Një zë katastrofal, një zë që të bën të ikësh edhe nga vetëvetja, të arratisesh nga kjo botë nga turpi, sepse, Mulla Sula lejon që ezani të thirret nga një zë i tmerrshëm ndërkohë që ka dhjetra hafëzlerë zëri i të cillëve është çmuar nëpër gara të ndryshme botërore. Mulla Sula duhet ta nxjerrë Gjorgje Ivanovin si njeri që i plas xhani për një ezan, qoftë ky edhe me një zë gomari!
Së dyti, deri në vesh të Gjorgje Ivanovit, sot për sot, ezani depërton pesë herë në ditë dhe askujt asgjë! Sot, ta thërrasësh ezanin para Gjorgje Ivanovit, në zyren e tij, është po aq mëkat sa të thërrasësh ezan në tualet, sepse është njësoj! Mulla Sula nuk e ka hallin te bukuria madhështore e melodisë së ezanit, sa e ka te nxjerrja e Gjorgji Ivanovit si “burrshtetas” shum tolerant që kënaqet e shkrihet me shqiptarë e me islam!!!
Paramendoni heeeej! Me kulmin e orgazmës nga vetëkënaqësia mundohen zagarët e tij që ta paraqesin Mulla Sulën si trim që ia pushtoi rezidencën kryetarit të shtetit dhe, në çastin e pushtimit, me urdhër të tij, u këndua ezani!!! Filma amatorësh të denja për një mëhallë të ngulfatur nga primitivizmi klasik. Ezani u këndua për t’i dëshmuar botës se sa pro-shqiptar e pro-islamik është Gjorgji Ivanovi. Kjo është e vërteta e iftarit të mbrëmshëm që dëshmon për brumosjen e axhamillëqeve të Mulla Sulës, iftar ky që do të pëmbyllet për faqe të zezë. Një pseudohoxhë, një kriminel i llojit të vet, një hajn e lavatriçe e parave të pista të Mulla Sulës, aminin e darkës nuk do ta bëj me duanë e bukës por me elhamin! Me këtë kiks madje u habit edhe vetë Gjorgje Ivanovi!
P.s.
Eh more Mulla Sulë, pillivanxhija që je! E ke hetuar se njerëzit e Zajevit (nëse jo vetë Zajevi) kanë urdhëruar që të ta trgojnë vendin te shtëpiza që e ke, se ua teprove me intervenime meskine, duke t’i hapur disa afera rreth teje dhe birit tënd, kurse ti, fët e fët, shkon e ulesh me inat në prehër të Gorgje Ivanovit. Nga ky gjest tashmë shihet se ty nuk të ka ngelur asnjë cipë më e vogël e turpit. Kur plas turpi, hapen dyert e mëkatit me miliona rrugica. Njëra nga ato rrugica të shpie edhe te rezidenca e Ivanovit. Turp për ty!
No comments: