Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dy ditë pas hyrjes në Kuvend dhe sulmit mbi disa deputetë Prokuroria Publike e Maqedonisë nuk tregon se sa dhunues ka paraburgosur dhe dëgjuar.
Edhe pse pardje publiku i tërë njohu disa nga sulmuesit, ata thonë se ende punohet në identifikimin e tyre.
“Numri i personave të privuar nga liria, veprimet konkrete të organeve hetuese, si dhe veprimet e mëtejme që do të ndërmerren, Prokuroria Publike do t’i bëjë publike për opinionin kur do të krijohen kushte për atë dhe pasi prokurorët publik kompetent do të përfundojnë me konstatimin fillestar të fakteve” – bëhet me dije në kumtesën e Prokurorisë Publike Themelore Shkup.
Sipas informacioneve jozyrtare nga MPB-ja, Prokuroria e Shkupit deri në këtë moment nuk ka urdhëruar privim nga liria për asnjë person lidhur me ngjarjet e pardjeshme. Është e sigurt se tashmë janë në liri 8 personat që policia vetë i ndaloi gjatë trazirave.
Zyrtarisht nga Gjykata Penale thonë se deri mbrëmë në mesnatë Prokuroria Publike nuk ka kërkuar asnjë masë për to, si për shembull paraburgim ose konfiskim të dokumenteve të udhëtimit.
Burime anonime të Prokurorisë Publike informojnë se i tërë rasti do të regjistrohet si “pjesëmarrje në turmë”, që është vepër penale, por për këtë ka dënim shumë më të vogël se sa nëse rasti regjistrohet si tentim për vrasje ose vepra tjera penale që u bënë pardje.
Zyrtarisht Prokuroria thotë se e gjithë kjo është spekulim, por thonë edhe se akoma nuk është përcaktuar se për çfarë vepre penale do të ngarkohen protestuesit.
Vendosja e kualifikimit konkret juridik për çdo person për të cilin do të konstatohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pasi të mblidhet materiali i duhur dëshmues veçmas për secilin person të involvuar në ngjarjet juridike penale dhe pas konstatimit të fakteve – thuhet në kumtesë.
Alsat M pyeti në LSDM nëse ndonjëri nga deputetët e rrahur të tyre është thirrur që të japë dëshmi si viktimë në dhunë. Përgjigjja ishte se deri në këtë moment diçka të tillë nuk ka. Jo zyrtarisht si viktima në dhunën deri në këtë moment janë ftuar për deklarime vetëm policët.
Të gjitha këto detaje lënë përshtypje se fillimi i hetimit mbi ngjarjet e pardjeshme nuk ecën shpejtë e as që shkon drejtë sanksionimit vendimtar ndaj atyre që hynë në parlament dhe i rrahën deputetët. /Asat M/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top