Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser.
Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.
Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.
Kryetari Thaçi konstatoi se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cenimi të të drejtave kolektive të shqiptarëve që në masë të madhe rrëndon akoma më shumë situatën veç më të përkeqësuar politike./Ditari.mk/
No comments: