Partia Demokratike Shqiptare, do të mbajë Kuvendin e saj Qëndror, ditën e shtunë ( 11.02.2017), në orën 12:00, në Tetovë. Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qëndrore të PDSH-së.
Pas diskutimit të raportiti dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njejti, do të merret edhe vendimi dhe do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, z Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Jozyrtarisht mësojmë se antarësia e PDSH-së, në mbledhjet e deritanishme të degëve ku janë analizuar rezultatet zgjedhore, ka refuzuar njëzëri pranimin e dorëheqjes së z Thaçi, duke kërkuar që i njejti të rikandidohet edhe një herë për postin e parë të PDSH-së./Ditari.mk/
No comments: