Shkup, 4 shkurt – Sektori për Krim të organizuar në Prokurorinë Publike Shkup po heton financimet paraprake të paligjshme të procesit zgjedhor ndaj disa OJQ-ve dhe partisë politike Lëvizja BESA, mëson Nova TV nga burime të lartë hetuese që për shkak të sigurisë personale kanë kërkuar të mbeten anonim. Po këta burime rrëfejnë se në cak hetimesh do të jenë edhe disa të ashtuquajtura organizata humanitare, sidomos OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së. Tashmë dihet që kryetari i kësaj organizate, Mustafa Dauti, është thirrur në polici për të dëshmuar se si janë shpërndarë donacionet e grumbulluara nga shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës dhe të Shqipërisë për banorët e Hasanbegut. Por, siç thonë këto burime, meqë ndikimi i BDI-së akoma është i madh në organet e prokurorisë dhe të gjyqësorit, kanë arritur që të ndikojnë dhe ta lëshojnë të lirë Mustafa Dautin, kurse ky interesim ka shtuar dyshime edhe më të thellë te prokurorisë e cila ka konstatuar se, edhe kjo organizatë humanitare, një pjesë bukur të mirë të këtij donacioni e ka derdhur në arkën e BDI-së për ta ndihmuar në zgjedhjet e fndit parlamentare, me garancë se, pas një fitore të mirë do të pengohen edhe më fuqishëm të gjith poceset gjyqsore të ngritura kundër BFI-së, gjegjësisht, kundër kryetarit të saj, Sulejman ef. Rexhepit.
Lënda është formuar në mes të 20 dhe 30 dhjetor, menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose tre ditë pas shpalljes së partisë politike VMRO-DPMNE, e cila paralajmëroi luftë me sektorin joqeveritar, është formuar edhe subjekti deri tek MPB nga ana e Komisionit Anti-Korrupsion, transmeton TetovaSot.
Në procedurën paraprake janë përfshirë poste të larta të sigurisë në polici kurse drejtori i Byrosë për siguri publike koordinon ekipin nga disa institucione.
No comments: