Shkruan : Mevludin Sulejmani
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) që nga fillimi i krizës politike në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë me të madhe ka trumpetuar për shtetin qytetar por kurrë pa e definuar saktë se ç’farë dmth shtet qytetar. Truri i LSDM-së z.Fërçkovski para një jave shkruajti një kolumn ku me të madhe ironizonte me shqiptarët.
Analistët, publicistët dhe opinjonistët shqiptar nënstop kanë pëllitur si lopë se “shpëtimi” i shqiptarëve është koalicioni me LSDM-në “qytetare”. Xhelati i vjetër Lubomiri e dëshmojë për të satën herë se kjo parti aspak nuk ka ndryshuar nga mendësia e saj anti-shqiptare (por lopët analista aspak nuk binden në këtë që e themi dhe e shkruajm ne të cilët jemi idealista).
Edhe një parti e cila trumpeton besën shqiptare publikisht deklaroi se do ta mbështesim LSDM-në për realizimin e platformës së saj “qytetare”. Vallë a janë në terezi këta “besatar” se cilës parti po ia japin besën për realizimin e platformës së saj.
Prej Lubomirit asnjëherë nuk kam pritur ditë të bardha dhe as që do të pres, por problemi më i madh është me Lubomirat shqipfolës të cilët për poste, kolltuke dhe karrier personale harrojnë të kaluarën historike dhe në mënyrë qorre përkrahin LSDM-në “qytetare” të Lubomir Fërçkovskit. #Vështirë të jesh idealist në një kohë të pakohë.
No comments: