Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan : Artan Ademi
Të gjithë e dimë, se veprimtaria kryesore e Kryeplakut të Zajazit, është përkujdesja për stanin e dhenve që posedon. Por nuk e paskemi ditur se ai ka një tjetër dashuri ndaj kafshëve. Nga ajo që po shohim në këtë periudhë pas zgjedhore, po bëhet gjithnjë e më e qartë, se dashuria e re e Kryeplakut nga Zajazi, janë kuajt.
Dhentë kanë qenë vetëm karrem për defokusimin e opinionit nga kuajt. Dhentë kanë mbrojtur kuajt dhe pelat, nga mësyshi. Por edhe pse Kryeplaku u mundua kaq gjatë kohë të fshehë kuajt e tij, ata i dolën nga duart. Kuajt lëshuan fermën e fshehur mirë të Kryeplakut dhe tani çdo ditë shfaqen në publik, krenarë për veten dhe për fermën nga e cila vijnë. Akoma më krenarë për të zotin e tyre, Kryeplakun e Zajazit.
Dhe në të vërtetë, kur i shikon se si sillen në publik kuajt e tij, e kupton se, edhe pse nuk është i zoti për asgjë tjetër, Kryeplakut të Zajazit, nuk ia kalon askush për mbarështimin e kuajve.
Vetëm tani e kuptojmë qartë se Kali i Shemës, nuk është një aksident. Kali i Shemës ka plot shokë në fermën e Zajazit. Madje kuajt e tjerë që po dalin çdo ditë nga ferma, ja kalojnë ku e ku kalit të Shemës. Dhe të gjithë janë unikë në veçantitë e tyre. Nëse Kali i Shemës mund të mburret vetëm me krifën e tij të flokëve, që e ka shtuar me qimet e marra diku tjetër, kuajt e tjerë kanë të tjera veçanti. Nga ferma e Kryeplakut ka dalë Kryekali që hingëllin me dhëmbët e hapura, Kali i rilindur me vulë e kokëlartë, Kali reformator me flokë të gjata , Kali alltan nga Gostivari e deri tek Poni i zi i Çairit e plot kuaj të tjerë, Trojan.
Të gjithë si hamshorë, hingëllijnë në lëmin mediatik: “Rroftë Kryeplaku”.
Po do të thoni, a vetëm kuajt, ç’u bë me pelat?- Pelat herën tjetër.
Deri atëhere , t’i mbathim kuajt se politikën na e bënë lëmë kuajsh.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top