Bedri Ajdari, drejtues i Këshillit të familjeve për rastin “Monstra”, thotë se partitë shqiptare nuk duhet as të bisedojnë me subjektet politike maqedonase, e jo më t’u japin shans atyre që të formojnë qeveri përderisa e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike, sepse në atë rast, partitë shqiptare, siasp tij, do të bëhen bashkautorë të mosndriçimit të rasteve të montuara politike për shqiptarët.
“As që duhet të hyjnë në bisedime partitë politike shqiptare me partinë maqedonase, VMRO-DPMNE, sepse zyrtarët e kësaj partie lidhen drejtpërdrejt me inskenimin e më shumë proceseve ndaj shqiptarëve”.
“Po të ishte e pastër VMRO DPMNE-ja, zyrtarët e kësaj partie atëherë pse janë kundër vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike? Por, ata të cilët kanë të fshehta, nuk e duan Prokurorinë Speciale Publike, sepse para këtij institucioni ata duhet të japin llogari. Faktori shqiptar nuk guxon të negociojë aspak lidhur me këtë institucion, mendoj ata të cilët e kundërshtojnë punën e këtij institucioni”, konsideron Ajdari.
Ai shton se ajo arti politike shqiptare, e cila me veprimet e saj, në formë të drejtpërdrejtë ose indirekte, do të ndikojë në moszbardhjen proceseve të montuara ndaj shqiptarëve, do të përballet me revoltën e shqiptarëve.(INA)

No comments: