Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në parlament ka deklaruar se në çdo rast që do të ketë agresion ndaj shqiptarëve, ne do të reagojmë si komb i vetëm.
Ai tha se synimet e Serbisë ndaj Kosovës, janë rritur për shkak të përkëdhelisë që i bëri kryeministri Ram homologut të tij serb Aleksandër Vuçic.
Berisha kërkoi që qeveria shqiptare dhe shteti të reagojnë ndaj çdo provokimi që do ti bëhet Kosovës nga Serbia.
Fjala e plotë e ish-kryeministrit:
Më duhet të them se çështja është absolutisht themelore, dhe theksoj këtu se si dëshmitar konstatoj një dështim madhor në procesin e dialogut dhe marrëveshjeve Prishtinë – Beograd, të cilat i kam konsideruar dhe i konsideroj jetike për paqen dhe stabilitetin. Nuk jam ndër të paktit që jam shprehur se ose ato marrëveshje ose luftë, alternativë tjetër ata që mendojnë se ka gabohen shumë rëndë. Pra ato janë marrëveshje që në parim duhet të konsolidojnë procesin e paqes, bashkëpunimit dhe të arkivojnë në një mënyrë armiqësitë e shkuara.
Të nderuar deputetë
Pesë vite më parë zyrtari i lartë i një vendi më kryesor në botë më vjen në zyrë dhe më thotë se ne nuk jemi dakord me këto deklaratat e tua kaq të ashpra ndaj serbëve. Në të vërtetë nuk është se nuk ishin, sidomos me qëndrimin e këtij që është ministër i jashtëm. I them, – shiko, janë këto arsye që më bëjnë mua të mbajë këtë qëndrim. Jo, – më thotë, – procesi po ecën dhe është në ecuri të mbarë dhe serbët janë seriozë në këtë proces. Absolutisht, – i them, nëse është kështu, sepse s’paskam informacionin e duhur dhe qëndrimet e mia i bazoja në një analizë dhe ato info që kisha, unë e kam mbështetur procesin dhe e mbështes me të vetmin kusht, që të jetë serioz dhe rezultativ. Çfarë del pas kaq vitesh? Absolutisht Serbia shfrytëzoi dialogun, shfrytëzoi përkëdhelitë për të vazhduar me insistimin më të madh projektin e Serbisë së Madhe. Atyre që u duket çudi kjo, ata s’kanë abc-në e këtij rajoni. Sepse nga një anë Dodiç bën referendumin për shkëputjen e Bosnjës nga ana tjetër bën të gjithë projektet fillimisht për veriun e Mitrovicës pastaj për të shenjtën e të stërshenjtës Patrikane.
Beogradi këtë periudhë paqeje dhe përpjekjesh serioze të shqiptarëve, thellësisht të interesuar për paqe, përpjekjesh të BE, thellësisht të interesuar për paqe, apo të Aleancës së Atllantikut të Veriut, e shfrytëzoi pabesisht për të projektuar dhe hedhur dhe një herë në treg projektin e Serbisë së Madhe.
Qëndrojmë pak këtu. Pa diskutim që BE si ndërmjetës ka detyrimin më kryesor për imponimin e zbatimit të marrëveshjes, por nga ana tjetër ky është një soft poëer, i cili nuk është se nuk do, absolutisht do por mundësitë nuk i ka të pakufizuara. Që në fillim kam insistuar që partnerët, krahas BE të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe po ky zotëri që më erdhi e më tha zbute pak atë gjuhë, më tha që ne pavarësisht se zyrtarisht nuk jemi por ne jemi aty, dhe unë i besova sepse ai tha një të vërtetë. Ishte Philip Ricker. Dhe ai ishte serioz dhe nuk po gënjente. Po pse tani gjetën momentin ata për të lëshuar këtë nisëm pa doreza? Sigurisht një situatë konjukturore ndërkombëtare mbase u trimëruan nga fakti se Rusia doli me një rol apo peshë më të madhe na ç’i takon, për shkak të veprimeve në Siri, në arenën ndërkombëtare. Po nuk është vetëm kjo të jeni të sigurtë, të jemi të sinqertë. Këtu është faktori shqiptar. Faktori shqiptar ka dëshmuar katërcipërisht përcaktimin për paqen, dhe mirë ka bërë, por nga ana tjetër faktori shqiptar duhet të analizonte dhe duhet të analizojë çdo lëvizje të Serbisë, të Beogradit në çdo aspekt, të analizonte qëndrimet e Beogradit ndaj të gjitha marrëveshjeve. Unë po ju jap juve një shembull. Cili është në raport me Tiranën Beogradi? Tirana paraqiti një kërkesë tre vjet më parë që ishte marrëveshja për njohjen e diplomave. Natyrisht që synimi ynë ishte Presheva e cila po su njohën diplomat ngelen pa shkollë. E premtoi zyrtarisht. A e ka firmosur marrëveshjen? Deri sot jo absolutisht. Po kjo është njëra anë por mashtrimi i Edi Ramës është më i turpshëm, i cili njoftoi shqiptarët se është firmosur. Shikoni këtu Sandrin dhe Edin. Një djali nga Presheva i duhet një proces infernal për të njohur një diplomë, një proces që s’ja vlen për t’u ndjekur kurrë. Marrëveshja nuk është firmosur, marrëveshjen nuk është i gatshëm ta firmosë megjithëse këtu në Tiranë Sandri i Ramës u zotua se ajo punë është zgjidhur, se ka marrë fund, ndërkohë ska marrë fund asgjë sepse ata i shohin shqiptarët nga pozita thellësisht albanofobike.
Këtu në parlament kam kritikuar dhe denoncuar në mënyrë të përsëritur qëndrimet e Edi Ramës, jo sepse ai shkoi në Beograd. Unë vet kisha vendosur që të vinin ata përpara këtu, ky vendosi të shkojë vet atje, normal ska asnjë problem. Por mënyra se si shkoi dhe teatraliteti, folklorizmi dhe të gjitha këto, si dhe grandomania, unë kuptova se këtu po shkelmohen interesat e Kosovës në këtë gjë. Aleksandër Vuçiç është kryeministri që Rama ka takuar më shumë në jetën e tij, përveç Papandreut. Cfarë ndodh pas gjithë këtyre takimeve? Niset treni. Diplomatë të huaj më kanë thënë se flitet për një marrëveshje.
Sepse kjo puna e ndarjes, që ta dini, as një muaj kisha që isha bërë kryeministër dhe në samitin e Selanikut, gjatë një dreke Drashkoviçi më thotë “tani Sali të mblidhemi 48 orë në një reetreat dhe e zgjidhim bashkë çështjen e Kosovës”. Unë i them se çdo gjë duhet ta zgjidhni me udhëheqjen e Kosovës. Po të kesh probleme me Shqipërinë ulemi dhe e diskutojmë bashkë. Qëndrimi im ka qënë i hekurt; qëndrim për ndarje në mënyrë kategorike. U jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të cilat kundërshtonin në mënyrë të prerë ndarjen. Më kishin pyetur pse je kaq kategorik në ndarje dhe ja u kisha shpjeguar se kjo është një gjë shumë e rrezikshme, edhe për mbarë rajonin. Tre komuna janë ato, apo dy. Të atilla ekzistojnë në çdo shtet. Por ato bëhen në emrin e Serbisë së Madhe dhe isha kategorik.
Tani, hapi i parë që bën ndërton murin. Kush e ndërton murin? Murin në tokën e Kosovës e ka ndërtuar Beogradi. Dhe ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës ta shkatërrojnë një minutë e më parë. Ti dalin zot territorit të tyre të larë me gjak. Atë mur e ndërtoi Beogradi. Muri është projekt i Serbisë së Madhe. Pastaj nxorrën kokën me Haradinajn, në kundërshtim të hapur e flagrant. A e dini ju që Gjykata e Hagës me 300 mln buxhet është ngritur vetëm për Kosovën, për krimet e luftës që supozohet apo që mund të kenë kryer luftëtarët e UCK-së. Po Shqipëria është shareholder aty, se hetimi nuk është bërë vetëm në Kosovë. Ky parlament ka votuar një marrëveshje me BE dhe komunitetin ndërkombëtar dhe janë bërë hetime në territorin e Shqipërisë. Tani pasi bën këtë duan të arrëstojnë njëriun që ka shkuar burrërisht dy herë në Hagë. Akt ky fund e krye politik dhe një provokim i rëndë për çdo shqiptar.
Dhe e fundit ishte marshi mbi Kosovën. Ai ishte test absolutisht…, me 21 gjuhë e parulla “Kosova është Serbi”…
Nuk kishte qëndrim më ekzistencialist dhe të turpshëm se sa qëndrimi i kreut të ekzekutivit shqiptar. Kreu i ekzekutivit shqiptar, në një moment kur me të vërtetë mund të shpërthente një konflikt dhe një gjakderdhje u fut nën jorgan sikur nuk ishte dhe reagoi 24 orë mbrapa, jo duke i thënë Sandrit atë që meritonte për aktin e tij por duke i kthyer përgjigje Enverit. Ndaj dhe një diplomat i huaj më thoshte se ka mundësi të ketë një marrëveshje mes tyre. Nuk e di a ka por fakti që reagoi në këtë mënyrë është absolutisht domethënës. Guxo të sulmosh por të jesh i bindur se si komb do reagojmë një. Ne u përpoqëm të reagojmë një dhe reaguam deri diku si një komb edhe në vitet 97-98. Tani ska forcë në botë që ndalon më shqiptarët të reagojnë si një komb. Nëse ti do të hedhësh në erë një proces paqeje për rajonin atëherë përgjegjësia është e jotja.
Ne dhe njëherë, ndaj çdo agresioni ndaj shqiptarëve do reagojmë si komb i vetëm. Këtu nuk mund të na ndalë kush në botë. Ne respektojmë kufinjtë, procesin e paqes, ne jemi për procesin e paqes por nëse vini në agresion, do u përgjigjemi me të gjitha mundësitë dhe mjetet tona.
Zoti Blushi theksoi se nëse ndodh kjo të bashkohet Shqipëria me Kosovën. Jo absolutisht. Të bashkohen të gjitha territoret shqiptare kudo që janë në vazhdimësi. Doni të hymë në proces? Po pse ti lëmë ne ata, të lopës janë ata? Jo zotërinj, ne pranojmë një ligj ndërkombëtar, ne pranojmë paqen si gjënë më të rëndësishme por në rast se ne futemi në spirale të tilla, në rast se banditë, xhelatë e kriminelë sulmojnë, atëherë shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka për të bashkuar çdo pëllëmbë, çdo metër të territoreve të tyre kudo që janë në vazhdimësi etnike e gjeografike. E kam theksuar disa herë në kancelaritë e huaja, edhe publikisht. Mos mendojë njëri, shqiptarët nuk do jenë të humbur. Por nuk është kjo. Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë ligjit ndërkombëtar, t’u qëndrojnë partnerët e tyre. Sepse Kosova u çlirua me ndihmën e partnerëve, sepse Kosova ka një status ndërkombëtarisht të pranuar dhe përcaktuar dhe asnjëherë si komb nuk kemi pse bëjmë kombin zuzar por kombin luajal.
Tani, unë kërkoj nga parlamenti të marrë në mënyrën më serioze politikën e jashtme. Kërkoj nga parlamenti në frymën e Kushtetutës që të shqyrtojë me vëmendjen më të madhe çdo hap në politikën e jashtme të këtij vendi. Cfarë po ndodh. Po ndodh ajo e cila është shpallur publikisht nga Edi Rama. Pas deklaratave të tij skandaloze, unike në llojin e vet ndaj ish kandidatit për president dhe presidentit aktual Trump, ju mos harroni se krahas sharjeve më ordinere e më të turpshme ndaj tij vazhdon fraza se në rast se fiton ai, Zoti mos e thëntë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA do dëmtohen rëndë.
Tani unë kam dokumentin këtu. Çfarë është ky dokument.
SHBA dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, ju kërkojnë vendeve anëtare të votojnë kundër një nisme, e cila targetonte në mënyrë të veçantë armët nukleare.
Zotërinj deputetë,
Ky dokument i Aleancës së Atlantikut të Veriut që nuk është i klasifikuar, që është shpërndarë nga përfaqësuesja e delegacionit të SHBA në NATO, midis të tjerash thotë se “Në samitin e Varshavës NATO riafirmon shkurajimin e bazuar në një përzierje të përshtatshme të kapaciteteve mbrojëtse nukleare dhe konvencionale raketore dhe kjo mbetet shtyllë kryesore, element kryesor i strategjisë së përgjithshme të NATO-së për sa kohë armët nukleare të ekzistojnë. NATO-ja do të mbetet aleancë nukleare. Për këtë arsye, ne e ndjejmë se përpjekjet për të negociuar në mënyrë imediate një ndalim të armëve nukleare apo për të delegjitimizuar shkurajimin nuklerar, janë themelisht në kundërshtim me NATO-n, themelisht në kundërshtim me politikat bazë të NATO, mbi diferencën dhe interesat që ne ndajmë për sigurinë.”
Mbi bazën e këtij dokumenti, që mban datën 20 tetor 2016 në komitetin e parë të OKB-së, Shqipëria voton direktivën e NATO-s, voton siç kërkon aleati i tij kryesor.
Çfarë ndodhi z.Majko?
Pasi fitoi Donald Trump, në datën 20 dhjetor, Shqipëria voton kundër!!! Kundër strategjisë së NATO-s!!! Shqipëria voton kundër kërkesës së aleatit tonë kryesor sepse “ne duhet t’i prishim marrëdhëniet” me aleatin tonë kryesor!
Nuk po them se ne kemi shkelur me të dyja këmbët zotimet tona të tjera ndaj NATO-s, siç është buxheti, por të votosh kundër asaj që kërkojnë SHBA-të, fuqia më kryesore nukleare e NATOs, me atë që kërkon Franca dhe Britania e Madhe, fuqi të tjera nukleare të BE, a nuk është kjo një tradhëti e interesave të sigurisë kombëtare? A nuk është kjo një thikë në interesin e sigurisë kombëtare?! Kush i drejton këta? Nga kush frymëzohen këta?! Nga Teherani? Apo kthehen mbrapsht tek etërit e tyre?!
A mund të ndodhë që Shefi i Ekzekutivit të Shqipërisë të mos t’i dërgojë urim, Shefit Ekzekutiv të SHBA-së?! Se presidenti është shef i ekzekutivit aty. Eshte president por dhe shef i ekzekutivit i SHBA. I çon Presidenti urim, detyrimisht i çon dhe Kryeministri. Por kur bëhesh një pronë e George Sorosit, kur shet mbi çdo interes…
A nuk është kjo një shkelje madhore e interesit kombëtar, e sigurisë kombëtare, një përpjekje flagrante për të dëmtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA?! Cdo shqiptar le ti shtrojë pyetjen vetes por dokumenti është i pakundërshtueshëm. Votoi në tetor siç kërkoi aleati ynë, votoi kundër në dhjetor për t’u dhënë një sinjal jashtëzakonisht negativ!
Unë edhe herë të tjera e kam thënë dhe e theksoj se kjo shumicë qelbësirash shkoi para se të vinte në pushtet, në Stamboll! Dhe mori aty një libër të mikut tim Davutoglu, një akademik brilant, “Strategjia në thellësi” që ka si thelb, “zero probleme me fqinjët”.
Shikoj unë këtu në programin e qeverisë që e keni votuar këtu “zero probleme me fqinjët”!
Po zero problem mund të thonë SHBA, e tha dhe Turqia që ç’është e vërteta i doli për hundësh. Ja që na dolën dhe këta. Po ç’zero problem?! Po ti je i shpërndarë, për fatin tragjik të historisë tënde ti jeton kudo! Ja ç’ndodhi në Kumanovë, ja çndodh në Preshevë apo Veri të Kosovës. Si e paske ti këtë zero problem me fqinjët kur ti ke detyrime ndërkombëtare ndaj tyre, me traktate ndërkombëtare ndaj tyre! E si janë sot problemet? Më keq se asnjëherë. Lëri ato që janë hapur dy zyra, po s’ke marrë një projekt. Mos përmëndni projektet e mia. S’kam asnjë xhelozi, por linjat e interkonjeksionit qoftë me Kosovën e qoftë me Maqedoninë janë absolutisht të dokumentuara të iniciuara nga ne, e tenderuar, e prishur dhe tenderuar për së dyti. Po rrugët e tjera i kanë marrë të tjerët, si korridorin blu. A di tmë thuash se ç’është korridori blu? Një vizatim në det i një njëriu i cili nuk njeh asnjë kufi për të gënjyer dhe mashtruar. Kur lexoj dhe për “korridorin e gjelbër”. A e dini se cili është korridori gjelbër? Shpiku gjëra të cilat nuk ekzistojnë. Po ku janë tani? Asgjëkundi. Po merr hekurudhën Tiranë – Prishtinë, apo Milot -Prizëren, po more atë një mijë herë faleminderit thuaju se bëhet një gjë shumë e madhe. Ju morët zyra. Nuk them se ka gjë të keqe por çfarë japin?! Ne na duhen projekte. Por nëse themi të tjerët të marrin projektet kurse ne zyrat atëherë ato janë pemë pa kokrra.
No comments: