Këto ditë, ka
plasur një gallatë e madhe në shumë redaksi të ndryshme të vendit. Habinë e ka
shkaktuar një informatë që është liferuar nga adresa zyrtare e Rijasetit të
BFI-së. Nuk është e qartë nëse Rijaseti ka hapur ndonjë klub të xhud-s, apo,
fatkeqësisht, tashmë Rijaseti i BFI-së është privatizuar deri në përmasat e një
firme të familjes së ngushtë të Sulejman Rexhepit. Rijaseti i BFI-së përgatit
lajm dhe e adreson nga adresa e vet zyrtare, mbi shpalljen kampione evropiane
të Arbëresha Rexheit në xhudo. Mrekulli! Iu shtofshin gjithnjë e më shumë
sukseset. Ishlla sa më shpejt të shpallet edhe kampione botërore dhe olimpike.
Por, ç'ne që mediat e vendit për këtë sukses të Arbëreshës njohtohen nga adresa
zyrtare e Rijasetit! Arbresha Rexhepi është mbesa e Sulejman Rexhepit,
uzurpatorit të postit të reisit të BFI-së. Si rrjedhojë e kësaj sjelljeje
banditeske, uzurpohet edhe adresa zyrtare e Rijasetit. A ka Arbëresha Rexhepi
klub të vetin apo jo? A ka trajner? Po menaxher? A njohin këta ndonjë gazetarë
sporti në vend apo, qëllimisht shfrytëzhet suksesi i Arbëreshës sa për t'u
paraqitur si i suksesshëm edhe në sport Rijaseti i BFI-së? Me një lajm të
këtillë bombastik duhet të merren redaksitë sportive dhe jo të nënçmohet vajza
e sukseshme dhe të poshtërohet deri në atë masë sa të kujtojë se, nëse nuk
është gjyshi për të nuk do të merrte vesh asnjë qytetar i vendit! Gabim! Akt
tërësisht idiotik! Askush nuk ka të drejtë që ta uzupojë dhe ta personalizojë suksesin
e Arbëresha Rexhepit sa të shtiret si "institucion" apo si person
prej të cilit varet popullariteti i saj. Për sukseset e saj lajmet i liferon
vetë klubi i saj prej adresës zyrtare, ose prej adresës së menaxherit i cili i
informon të gjithë redaksitë dhe gazetarët e sportit në vend dhe jo kjo
informatë të liferohet nga Rijaseti, sikur të bëhet fjalë për ndonjë sukses apo
aktivitet sportiv të Rijasetit. Sipas të gjitha gjasave, dikush qëlimisht e
njollosë BFI-në edhe ashtu të zhytur në baltë deri në fyt! Megjithatë, kujdes,
askush nuk ka të drejtë që ta poshtërojë një emër tashmë të përmasave të
arenave evropiane, siç është Arbëresha Rexhepi!
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Situatë e tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë. Policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve, por edhe ndaj gazetarëve...
-
Kombëtarja e Portugalisë fitoi titullin e kampionit të Evropës. Pas plotë 120 minutave Portugalia e mposhti me rezultat 1:0 Francën, në fi...
-
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e re në të cilën autori thotë se gjenden Musa Xhaferi dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Di...
-
Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke thek...
-
Si është e mundur që në sy të shtetit Mulla Sula të bëj shpërndarjen e ndihmave humanitare pikërisht në stilin e narkodilerit më të famsh...
-
Qeveria e Kosovës ka përgatitur Draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mes tjerash...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: