Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Mulla Sula si problem shoqëror dhe islam, është dëshmi e gjallë se, edhe në rastin e BFI-së BDI-ja nuk është interes i përgjithshëm por, thjesht, interes i një klani të ngushtë mafioz. Të gjitha faktet në terren flasin se ky pozicionim anti-BFI i BDI-së do t’i kethehet bumerang duke e përjetuar një goditje shumë të rëndë deri në dridhjen e ndërgjegjes se me Institucion fetar islam nuk bëhet shaka

Shkruan: Ajshe Zijai

Kur Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, do t’i afrohet z. Menduh Thaçit, ai këtë do ta bëjë sepse do ta ndjejë një shpëtim të vetin shpirtëror nën hijen e shëndetshme të pemës atdhetare dhe ushqyese për kombin, me emrin PDSH. Si i ulët që ishte, si njeri me një të kaluar shumë të rëndë, spiuneske e tradhëtuese, ai do të kapet për frymën e filozofisë politike të shkollës së Menduh Thaçit prej të cilit në dy gjunj do ta kërkojë shpëtimin. PDSH-ja prej shumë kohësh, prej së afërmi po e ndiqte lojën shkatërrimtare që po luhej mbi kurrizin e BFI-së. BDI-ja, për ta zhvendosur vëmendjen nga degradimet e njëpasnjëshme që po ia bënte kombit, duke i fshehur tradhëtitë dhe poshtërimet po mundohej ta defokusonte opinionin në drejtim të problemeve fatale të BFI-së. Me lejen e Ali Ahmetit, të cilin Mulla Sula jo njëherë do ta mallkojë rëndë, BFI-së i ishin turrur lloj-lloj individësh e grupesh të cilët kishin detyrë për ta rrënuar deri në shkatërim total BFI-në. Atëherë, z. Menduh Thaçi, duke qenë pjesëtar i një familje shumë të devotshme, duke qenë se vetë beson thellësisht në Një Zot, duke qenë besimtar i mirë, i ndershëm e i moralshëm, duke e ndjerë peshën e paimagjinushme të BFI-së si Institucion i vetëm fetar islam në vend, do të kyçet në këtë lojë me strategjinë e ngadhnjimit mbi të gjithë matrapazët dhe dashakëqinjtë e BFI-së.
Z. Menduh Thaçi  do ta rikthejë Sulejman Rexhepin në krye të BFI-së dhe, për pak kohë, të gjitha lojërat e pandershme, të gjitha përpjekjet antiislame do të marrin fund.  Z. Menduh Thaçi do të kërkojë dhe do të insistojë që BFI-ja vazhdimisht të jetë në krye të proçeseve që i tangojnë interesat e përgjithshme islame dhe mbarëkombëtare. Kjo kërkesë e Thaçit ishte një kafshatë shumë e madhe dhe e pakapërditshme për Mulla Sulën, i cili në këtë moshë që ka, me këtë ndërtim mental që ka, ka kapacitet vetëm për interesa meskine personale. Prandaj dhe, në momentin kur Menduh Thaçi do ta prishë koalicionin qeveritar me Nikolla Gruevskin që në momentin kur Gruevski deshti të vë viza për Shqipërinë, Mulla Sula do të ngutet të ikë dhe të shpëtojë nga kontrolli i hekurt i Thaçit, duke e bekuar me ashk e me xhan Nikolla Gruevskin. Kontrolli i madh që z. Menduh Thaçi kishte vënë mbi Mulla Sulën duke ia mbyllur të gjitha ventillat që çonin ujë në mullirin personal të Mulla Sulës, për mullain ishte e padurueshme. Do ta bekojë Nikolla Gruevskin, “pronarin e hekurt” të BDI-së së Ali Ahmetit dhe do të kërkojë shpëtimin personal nën sqetullën e këtyre dy politikanëve antishqiptarë. Furishëm do të nisë bisnesin me disa persona të BDI-së dhe do të arrijë të krijojë një rrjet interesash të përbashkëta duke ju sjellë përfitime të mëdha personale. Natyrisht, rrjetin e interesave të pista do ta lidhë vetëm me ministrinë e drejtsisë dhe të punëve të brenshme, prej nga edhe duhet ta sigurojë paprekshmërin, përkundër veprimeve kriminale dhe korruptive që do t’i ndërmarrë dhe do t’i shtojë ditë e më shumë.
2016-11-30 18.47.50
Kjo është lidhshmria e Mula Sulës me BDI-në dhe me Ali Ahmetin. Thjesht, në këta subjekte Mulla Sula  e sheh dhe e ndjenë fushëveprimin ku ai është boss, kryemafi, kryekriminel, kryehajn, mbi të gjitha, i paprekshëm, i pakapshëm dhe i paarritshëm nga dora e drejtsisë. Për 18 muaj sa ishte PDSH-ja në pushtet, e detyroi Gruevskin që t’ia ndajë BFI-së mbi 500 mij euro të cilat përfunduan cent për cent në rekonstruimin e hapësirave të Medresenë e Isa Beut, në rekonstrumin dhe mirëmbajtjen e dhjetra xhamive, në rrethimin e shumë varreve myslimane, për herë të prë në historinë e këtij shteti në kalendarin e festave shtetërore u fut edhe një festë fetare, ajo e Bajramit, e zbathi Nikolla Gruevskin dhe e futi në xhami, mbi të gjitha, i largoi të gjithë kriminelët që si hijena po i rrinin mbi kokë BFI-së.
Le të na thotë Mulla Sula, apo kushdo nga piunët e tij se, për këtë lidhshmëri të Mulla Sulës me Ali Ahmetin, cila e mirë i erdhi BFI-së si Institucion Fetar? Kur u fut Ali Ahmeti në njërën prej xhamive të vendit? Kur ndau para nga buxheti Ali Ahmeti, qoftë për më të voglën xhami të vendit? Megjithatë, Ali Ahmeti e ka gjetur bekimin e Mulla Sulës, mbi të gjitha, pikërisht për faktin që ky nuk e shpalli murted për sharjet kundër Pejgamberi s.a.v.s. Nuk i shpalli murted as Ali Ahmetin dhe as Musa Xhaferrin për talljen që i bëjnë me fenë islame dhe me Kuranin kur thonë se “sa herë që i pi nja 4-5 gota raki e kam shumë lehtë për ta interpretuar Kuranin dhe se me këto njohuri e tërrmeki sheh babën”!
Mulla Sula ka dëshmuar praktikisht se, të gjithë ata që nuk heqin dorë nga partia me të cilën ai do të hidhërohet do t’i dëbojë nga puna. Dhe, këtë e ka dëshmuar me shumë militantë të PDSH-së të cilët i ka larguar dhe në vend të tyre ka futur militantë të BDI-së. Të tjerët, duke ia ditur hujin se i largon nëse nuk shprehin aderim për BDI-në, po heshtin dhe nuk po guxojnë të reagojnë kundër këtij bdizimi kaq të mdh të BFI-së. Të gjithë duhet të jenë me BDI-në, sepse njerëzit e kësaj partie praktikisht kanë dëshmuar se nuk e japin lehtë Mulla Sulën. Deri më sot, në disa raste Mulla Sula e ka përjetuar ndihmesën e duistave që ia kanë ofruar nëpër dyert e gjykatave dhe të prokurorve të shtetit. Mulla Sula gjithnjë e më shpesh po thotë se Ali Ahmeti në këtë dynja është Ura ime e Siratit! Prandaj, të gjithë duhet të jenë me BDI-në, ata që janë me PDSH-në apo, mozo ma keq, për Lëvizjen Besa, do të përfundojnë keq e më keq. BDI-ja i ka premtuar se, deri sa të jetë në pushtet kjo parti askush nuk mund ta prekë Mulla Sulën si dhe së shpejti do t’ia avansojë djalin në karrierën policore!
Ja pse e tërë BFI-j duhet të jetë në shërbim të BDI-së, pavarësisht nëse Mulla Sula do të merret me kriminalitet dhe korrupsion, pavarësisht se djali i tij polic i plotëson të gjitha kushtet për të ngelur vetëm një polic i thjeshtë.
Mulla Sula si problem shoqëror dhe islam, është dëshmi e gjallë se, edhe në rastin e BFI-së BDI-ja nuk është interes i përgjithshëm por, thjesht, interes i një klani të ngushtë mafioz. Të gjitha faktet në terren flasin se ky pozicionim anti-BFI i BDI-së do t’i kethehet bumerang duke e përjetuar një goditje shumë të rëndë deri në dridhjen e ndërgjegjes se me Institucion fetar islam nuk bëhet shaka!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top