Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Vëllai i komandant Sokolit, Besnik Ukshini ka dërguar një letër një adresë të agjencisë së lajmeve INA drejtuar Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçit.  
            Po ju drejtohem më këtë letër.
Ndërkombtarët ti bëjn hetim mafias së koordinuar politike ne Maqedoni e Kosovë-jan rrezik për Ballkanin.
            Që nga rasti I Kumanovës, më janë adresuar disa letra e kërkesa verbale nga shumë gazetarë që të prononcohem apo të përgjigjem në pyetjet e tyre për rastin e Kumanovës. Nuk kam pranuar të flas deri më tani për asnjë media, për arsye që vet i vlerësoi.
              Andaj,sot me ca hezitim, vendosa që tëshkruaj këtë letër që të jap një gjendje faktike, që është relevante me atë se ç`farë po zhvillohet  në qarqe vendimëmarrëse në Kosovë e Maqedoni për ti fshehur aktet e tradhëtise së madhe në Kumanovë. Pastaj, mendoj se është edhekohase duhet të dalin sheshit ca gjëra.     
            Tani është shumë me rëndësi dhe si aktual rasti I Astrit Deharit, I cili don patjetër hetim të imtësishëm ndërkombëtar. Siç konfirmon e ëma e Astritit, familja Dehari paskan miqësi të ngusht e raporte familjare me Musa Xhaferin, zëvendes kryeministër i Maqedonisë në kohën kur u pergatit dhe zhvillua konflikti/kurtha në Kumanovë!!! Musa Xhaferi si dorë e djathtë e Ali Ahmetit, zëvendës i Gruevskit e mik i Mihajlkovksit, ishumëpërfolur për pisllaqe të ndryshme.
Nga biseda që e shkreta nanë e Astrit Deharit bën me Musa Xhaferin në Kumanovë, e që u publikua sot, del se Astriti kishte porositur të hulumtohet nese do e extradonin ne Maqedoni siç ju kishin kërcnuar hetuesit/pushtetaret e Kosovës!!!
            Pse vallë?!!!
            Ç`lidhje pat godina e parlamentit ne Prishtinë, për sulmin kinse e ka bërë Astriti, me qeverinë Maqedonase?!!!
            Kjo është arsyeja, dhe përkrahja e presidentit të kosovës që po i jep keto dit Ali Ahmetit në fushatën zgjedhore?
            Vallë, a mos ishte Astriti nje hallke ne lidhjen e Musa Xhaferit/(Ali Ahmetit/ Hashim Thaqit) dhe grupit te Kumanoves, gjegjësisht Mirsadit e Begut apo ndonje tjetri?
            Shërbimet secrete dhe ato kriminale si rregull ikëpusin hallkat e zingjirit të sekretit duke i menjanuar, apo edhe zhdukur fzikisht ato. Nuk besoi se Astriti u likuidua/vetëvra për një zoll të hudhur në tullat e parlamentit të Kosovës, edhe po ta ketë kryer ate akt!!! Këtu ka diçka shumë te thllë.
            Kesaj I vije era se bosat e mëdhenj të krimit politik, mafioz e tregtar të pist drogash, nafte, armësh, e qenieve njerzore te ballkanit jan ne panic te zbulimit te tyre. Por, mos tëharroin se sa më shumë qe po mundohen ti mëshehin gjurmët, jan duke u futurme thellë në baltakun vdekjeprurës per ta.

            Tani do I kthehm drejtëperdrejtë ngjarjeve elevizjeve qe I paraprin rastit te Kumanovës:

            Me 22 Janar, 2015, Hashim Thaqi e vizitoi Ali Ahmetin në Zajaz te Kërçovës në shtepinë e tij në prani të shumë mediave, pas aksidentit/sulmit të Ahmetit që
 pati një ditë më parë. Ja ëeb:https://ëëë.youtube.com/ëatch?V=BhaREE1l
            Para Hashimit, me 21 Janar, 2015 Ilir Meta ishkon në vizitë Ali Ahmetit në spital.
            Këto data koincidojnë apo drejtëpërsëdrejti lidhen me datën 25 e pas që gjykatat Maqedonase dhan urdhër për përgjimin e Grupit tëKumanovës!!!???
            Hajde Hashim, Hajde Ali, Hajde Meta e Gruevski me Mihajlkovskin…
            A thua, apo saktësisht Aliu mendoi se këta djem e aksidentuan/sulmuan Aliun. Treqind për qind po! Kush ishte mëi menquri/shejtani/kopili/dredharaku/pritëqituri/besëpreri këtu? Padyshim mjeshtri që ka për instruktor Francezët dhe Rusët, e ai mjeshter është Hashim Daija. Duke patur ne radhë planin për miratimin e Associacionit si dhe demarkimin e kufijve me Malin e Zi dhe Serbinë më vonë, Hashim Thaqi e dinte mirë se kundërshtarë të pakalueshëm ika mu këta djem që I qitën në pritë në Kumanovë. Aliu i ndiente si kercënim për vete, ashtu që koordinuan marifetet e stërdjallëzuara bashkë me shërbimet sllavo-ruso-maqedone që t’i hjekin qafe këta Luaj, pjellë e soj I Skënderbeut.
            Hashim Thaqi e dinte mirë se Ramushi ka vër kollaren dhe ka qëllim të bëhet kryeministër, ashtu që nuk do t’a ndalte forcërisht. Sa për Vetvendosjen, as ai as Isa nuk qajnë kokën, janë mësuar t’i ngrehin zvarrë tutje.
            Frika e tmerri kanë qenë këta djem që u hudhën në prita të Rusofilëve me mjeshtri. As Associacioni e as demarkimet shalltitramp-pazare nuk do të kalonin me këta Luaj gjallë e të lirë.
            E quan Aliun për vizitë në SHBA bashkë me spiunin tjetër Grubin me 6 Mars, 2015 për t’i bindur Amerikanët se një grup i rrezikshëm për destabilizim po përgatit diçka për t’a turbulluar Ballkanin. Këtu në USA, Ahmeti bëri pazare edhe me Grekët duke I frikësuar se këto elemente janë duke u përgatitur të dalin edhe në Çamëri…,.
            Nuk besoi qëibindën Amerikanët, por bën denoncimin dhe kujtuan se e kanë përkrahjen Amerikane në likudimin e ketij grupi. Me t’u kthyer e koordinuar punët me punëdhënësit e tyre Maqedon/Rusë e Sërb, si dhe përgaditjet operative për disa javë, ja mësyn tëakordojnë operacionet me Prishtinën, Hashimin e Isën, e mbase edhe në Tiranë me Ilir Metën.
            A thua ështëkoincidencëqë në të njejtën ditë që u nis Ali Ahmeti për Prishtinë, hyri edhe Grupi i Beg Rizajt e Mirsadit në Kumanovë. Nga letrat e dalura nga disa të burgosur të grupit të Kumanovës,e të publikuara, shifet se me 25 prill, 2015 ata arritën në Kumanovë. Me 25-27 prill Ali Ahmeti u takua  Hashim Thaqin e Isa Mustafën. Me të ishin protagonistët kryesor të kurthit të Kumanovës: Artan Grubi e Sadullah Duraku. Që të tre janë të përmendur edhe si dëshmitarë në rastin e përmendur që po gjykohet në Shkup. Krejt kjo është koinçidencë?!!! Vetëm për naivët është koinçidencë dhe e paqartë.
            Pra e gatuan kulaqin e tradhetisë në Prishtinë që të tre bashkë: Hashim Thaqi, Ali Ahmeti, Isa Mustafa, me instruktorët e shërbimeve Ruso/Serbo/Maqedono/Greke, e edhe pak mish dhije nëpër dhëmb nga Tirana versus (mendoi) Ilir Meta.
             Sami Ukshini me të drejtë e bindje të plotë se dicka e pakuptimtë po zihet refuzoi të shkoi me këta djem dhe u mundua që t’i ndali. Takimi me Sadulla Durakun, me gjasë ishte që ta dijnë se a shkon Samiu apo jo. Në rast se nuk mund ta hudhnin edhe Samiun, kishin frikë t’i vrisnin të tjerët e Samiu I gjallë këtej në Kosovë!Andaj nuk ia ndanë presionin nga njerëz të besuar të Samiut e shokët e tij që t’a merrnin edhe ate, icili dy ditët e fundit u fut në Kumanovë. Por megjithatë mednoi se kanë bërë llogari me matematikë të ngelaçave, sepse ka Shqiptaria Sami Ukshina me bollëk, e bile Dugagjini shtëpi përshtëpi nga një,dy,…
            Si konkluzion, këta djem Luajtë Dugagjinit u qitën në pritë për të kaluar Associacioni, demarkimet kufitare me fqinjët dhe për t’a shpëtuar veten Aliu me vëllaun e vet Gruevskin në njerën anë dhe për të marr primatin e influencën Rusia në Ballkan. Këta djem kanë qenë tmerri iantishqiptarëve e rusofilëve dhe krahu I djatht I Amerikanëve. 
 Besnik Ukshini,


New York,                                           

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top