Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Sot shënohet 22 Nëntor – Dita e Alfabetit Shqip, që është festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni. 108 vjetori i shënimit të kësaj ngjarje në qytetin e Manastirit, aty ku u mbajt edhe kongresi i alfabetit. Aktivitetet do të jenë në Shtëpinë e Kongresit, e cila edhe në këtë përvjetor është në kushte të këqija, në pjesën e jashtme të godinës. Po ashtu një problem tjetër është se ky objekt po vazhdon të jetë i shfrytëzuar për qëllime biznesi, dhe rrënon imazhin, pasi që pranë hyrjes së tij janë të vendosura pllaka, materiale teknike dhe gjësende të tjera. Pronësia e këtij objekti monumental për shqiptarët nuk është zgjidhur ende, edhe pse siç mësohet pronari i dyqanit komercial që është në pjesën e poshtme ka shprehur gatishmëri për tu hequr nga aty, në rast se do të kompensohet me dyqan tjetër apo para.
Në Manastir do të qëndrojnë personalitete të ndryshme shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Ndërsa aktivitetet përmbyllen me një koncert gala.
Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Aktivitetet me moton “Manastiri feston”
Me moton “Manastiri feston” shënohet 108 vjetori i Kongresit të Manastirit. Aktivitetet ka filluar me koncertin e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Kongresi i Manastirit” dhe do të përmbyllen më 22 nëntor me hapjen e Dhomës Përkujtimore të Komisionit të Alfabetit në Muzeun e Alfabetit dhe koncertin gala që do të mbahet në Qendrën Kulturore në Manastir.
“Kulminacioni i manifestimit do të arrihet të hënën më 22 nëntor. Atë ditë në orën 16:30 do të bëhet hapja solemne e Dhomës Përkujtimore të Komisionit të Alfabetit dhe figurave prej silikoni të anëtarëve të Komisionit të Kongresit të Manastirit. Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet koncerti gala në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës në Manastir”, është shprehur sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.
Koncerti i Orkestrës së Filarmonisë e Universitetit të Arteve të Shqipërisë, “Ibrahim Madhi”, vjen nën drejtimin e dirigjentit, Olsi Qinanit, dhe do të sjellë në Manastir violinistin e mirënjohur, Shkëlzen Doli, bashkë me aktorin, Çun Lajçi. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top