Familja Qerimi nga fshati Opajë i Likovës, prej 8 vitesh vijon betejën me institucionet e drejtësisë për lirimin nga burgu të djalit të tyre Rexhail Qerimi.
Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi u dënua me burg të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e një polici të njësitit ‘Alfa’, më 26 nëntor të vitit 2008, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ku mbetën të plagosur edhe tre policë të tjerë.
Avokatët mbrojtës por edhe familjarët rastin konsiderojnë si të montuar, pasi ditën e incidentit, Rexhail Qerimi ka qenë në fshat dhe madje është parë nga shumë dëshmitarë në lokalin e tij në qendër të fshatit.
“Si është e mundur që të akuzohet një person për vrasje, i dënuar me burg të përjetshëm, në një vend ku vrasjen e kapin kamerat e sigurimit në 11:35 mesditë e pastaj të thuhet se është incizimi i zi dhe se nuk duken figurat e tyre?. Pastaj një person, ku në vendim shkruan se janë gjuajtur mbi 70 gëzhoja të plumbave, dhe 4-5 orë pas ngjarjes arrestohet Rexhail Qerimi, i merren të gjitha analizat në të cilat del se nuk ka shenja baruti në duart e tij. Si mund të akuzohet për vrasje?”, tha Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit. Të zhgënjyer nga mosfunksionimi i organeve të drejtësisë familja e Rexhail Qerimit kërkon që Prokuroria Speciale të marr rastin në dorë me qëllim që të zbardhet e vërteta.
“Edhe pse e kemi parë se drejtësia ka qenë nën zero, dhe nuk ka funksionuar aspak mirëpo vazhdojmë të shpresojmë se tani PSP-ja si dhe zgjedhjet që do të vijnë, shpresojmë të ndryshojë diçka në lidhje me rastin në fjalë”, u shpreh Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit. Qerimi theksoi se kërkesën në Prokurorinë Speciale për rishqyrtimin e këtij rasti e kanë dorëzuar edhe zyrtarisht.

No comments: