Edhe më tepër salla është zbrazur pas përfundimit të programit artistik dhe muzikor, respektivisht pasi ka kënduar grupi “Rreth Oxhakut” edhe pse pas paraqitjes së këtij grupi fjalim ka mbajtur edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Kjo tregon se dal ngadalë po bie edhe rejtingu i kryetarit të BDI-së, i cili deri tani ruante popullaritetin edhe përkundër dështimeve dhe skandaleve të një pasnjëshme të partisë së tij
Për shqiptarët e Maqedonisë si duket po vijnë ditë të mira, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është duke kaluar ditët e veta më të vështira, që kur është themeluar.
Këtë e tregojnë edhe pamjet nga organizimi i sotëm i kësaj partie në një hotel në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ku vërehen shumë karrige të zbrazta. Edhe më tepër salla është zbrazur pas përfundimit të programit artistik dhe muzikor, respektivisht pasi ka kënduar grupi “Rreth Oxhakut” edhe pse pas paraqitjes së këtij grupi fjalim ka mbajtur edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Kjo tregon se dal ngadalë po bie edhe rejtingu i kryetarit të BDI-së, i cili deri tani ruante popullaritetin edhe përkundër dështimeve dhe skandaleve të një pasnjëshme të partisë së tij.
Ndryshe, ky organizim dhe aktivitetet tjera të BDI-së me rastin e Ditës së Flamurit, habitën opinionin shqiptar. Kjo për shkak se falmuri shqiptar është me shqiponjën dykrenore, kurse para një vitit BDI thoshte se simbol i shqiptarëve është luani, duke arsyetuar përkrahjen e vetë për stemën me luan.
Analistët shqiptarë vlerësojnë se sallat e zbrazëta të BDI-së, po tregojnë se administratorët shqiptarë përfundimisht ia kanë kthyer shpinën kësaj partie dhe se dëshirojnë ndryshim të pozitës së tyre në institucionet e Maqedonisë, e cila për momentin është nënçmuese./Lajm
No comments: