Pa shikojeni filmin e Agron Vojnikës që mundohet ta pozicionojë veten në publicistikën e Maqedonisë pranë te ndjerit, Nikolla Mlladenovit. Pikërisht në vendin ku paska vdekur ai, Agron imbicilli e heton atentatin që ia paskan përgatitur “puçistat” dhe shërbimi sekret maqedonas! Në rrotën e krahut të shoferit, në makinën e tij, i mungojnë tri “shtrafa” dhe dy i ka pasur të liruara.
Shkruan: Ramadan Hajdari
Me qëllim që t’i shpëtojë
shpullave të Mulla Sulës për shkak të fotografimit të tij me Ramadan Ramadanin
(kjo i bie sikur Mustafa Dautit të fotografohet me Afrim Tahirin), Agron
Vojnika mundohet të zhvillojë një “film” banal. Paramendone imbicillin,
mundohet të paraqitet si viktimë e “puçistave” që e paskan aq shumë inat (edhe
pse të gjithë e dinë që është bashkëpunëtor i “puçistave”) si dhe e shërbimit
sekret maqedonas! Sepse ky na qenka ekspert kundër terroristave dhe ekstremistëve
islamik. Tani, sipas llogjikës së Agron Vojnikës na del puna se shërbimi sekret
maqedonas qenka në bashkëpunim me këta “terrorista” të cilët ia paskan mësy linçimit
dhe likuidimit të tij! Sa i pacip, injorant, madje ka edhe fëmijë të cilët për
hesap të vetin idiotik fare nuk llogarit se mund t’i traumatizojë dhe t’i
kompleksojë.
Veç kësaj, na qenka edhe “PR
menaxher” i BFI-së! Janë publikuar mijëra shkrime deri më tani kundër Mulla Sulës,
kurse ky farë “menaxheri”, deri në këtë moment nuk e shkroi qoftë edhe një
fjali në të mirë të Mulla Sulës, i cili, me plotë të drejtë konstatoi një ditë
te “Pasha”, duke thënë: “ky farë Agron k... reagon vetëm kur t’ia fusin atij,
dhe asnjë herë nuk e tha qoftë një fjalë afirmative për mua”!
Fare në fund, qershia mbi
tortë! Pa shikojeni filmin e Agron Vojnikës që mundohet ta pozicionojë veten në
publicistikën e Maqedonisë pranë te ndjerit, Nikolla
Mlladenovit. Pikërisht në vendin ku paska vdekur ai, Agron imbicilli e
heton atentatin që ia paskan përgatitur
“puçistat” dhe shërbimi sekret
maqedonas! Në rrotën e krahut të shoferit, në makinën e tij, i mungojnë tri
“shtrafa” dhe dy i ka pasur të liruara. Sapo e lexon këtë “deklaratë” patetike
të Agron Vojnikës, menjëherë paraqitet “vullkanizeri” tek i cili gjyetari i
derrave dy ditë më parë ka ndërruar gomat e makinës. Çiraku i tij i ri nuk ia
ka vënë të gjitha “shtrafat”! Pra, le të paraqitet Agron imbicilli te
“vullkanizeri” dhe le t’ia paraqisë shqetësimet e tij “vullkanizerit” pa pasur
nevojë që të futet në filma e pastaj të shohë ëndërra në bythë.
No comments: