REAGIM, MULLA SULA KA SHKAKTUAR REVOLTË TË MADHE NË HASANBEG
Dje, BFI-ja e Mulla Sulës ka liferuar një lajm se, kinse kanë shpërndarë mjete finansiare të grumbulluara nga shqiptarët anekënd botës të dedikuar për vëllezërit e tyre që e pësuan shumë rëndë nga vërshima katastrofale që e goditi Hasanbegun dhe rrethinën më 6 gusht të këtij viti. Ky “humaninet” u përcoll me mjaft konfuzitet dhe me informata kontradiktore. BFI-ja deshti që ta përvetësojë këtë kontribut dhe ta përshkruajë si aksion të vetin, kurse kryetari i unionit të imamëve shqiptarë të Zvicrës, z. Nehati, deklaron nëpër media se në Medresenë e Isa Beut u shpërndanë mjete finansiare të grumbulluar nga shqiptarët në Zvicër, edhe atë në shumë prej 100 mij franka zvicerane. (Do me thënë nuk u shpërndanë ato mjete finansiare të grumbulluara në Kosovë, në Shqipëri si dhe nëpër xhamitë e vendit). Përkundër këtyre pështjellimeve alla Mulla Sulçe, reagimet janë të shumta që vijnë nga banorët e Hasanbegut dhe rrethinës. Një grup qytetarësh demantojnë në mënyrë absolute që kanë marrur nga 1000 euro nga BFI, ashtu siç e propagojnë këtë gjë këlyshët e Mulla Sulës. Qytetarët që arritën të marrin dje ndihma finansiare në Medrese thonë se nëpër pliko kanë qenë vetëm nga 700 franka zvicerane. Nga ana tjetër, në Hasanbeg ka shpërthyer një pakënaqësi e madhe tek banorët e lagjes, sepse, rreth shtatëdhjetë për qind e atyre qytetarëve që kanë marrur dje donacion janë të familjeve të paprekura nga vërshima apo fare pak të prekura. Kurse, pjesa dërrmuese e banorëve kanë ngelur me gishta në gojë. Në OH HILAL, respektivisht nga goja e kryehajnit Mustafa Dauti liferohet fakti që listën prej 130 qytetarëve e ka hartuar vetë hoxha i Hasanbegut, efendi Fejsali, dhe se ai e ka kryer detyrën me nder e me dinjitet, duke i eliminuar nga lista të gjithë ata që flasin kundër Mulla Sulës. Kjo ndihmë nuk është me prioritet por me preteksionizëm. Disa qytetarë thonë se në Hasanbeg po mbizotëron një revoltë e madhe, deri në hasmëri dhe, po luten që të ndërhyjë imami i lagjes bashkë me hajnat e BFI-së dhe ta qetësojnë situatën, ndryshe, situata është në prag të eskalimit. Banorëve të Hasanbegut ju ka hasur thika në kockë, kurse gjesti “humanitar” i Mulla Sulës është ta stimuloshë vëllavrasjen. Turp mbi turpat ai Mulla Sula…
No comments: